E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Pas këtij superoperacioni, Holanda anulon vendimin për vizat”, ironia  e ish-ministrit
Sot

“Pas këtij superoperacioni, Holanda anulon vendimin për vizat”, ironia e ish-ministrit

Policia e Tiranës njoftoi ditën e sotme se ka bërë të mundur arrestimin e personit që urinoi në derën e kryeministrisë, në protestën e opozitës më 13 prill.

Menjëherë pas këtij lajmi, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një postimi ironik, Manjani shkruan se “pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua”, duke shtuar se mbase me këtë “super operacion” policor Holanda anulon vendimin për rikthimin e vizave.Reagimi i plotë:

Hajde lajm hajdeeee!

Qenka identifikuar shurruesi fytyr mbuluar tek Kryeministria.

Pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua…

Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!

Mbase e anulon vendimin për rikthimin e vizave Hollanda, pas këtij super operacioni policor…

😝😝😝

Kujtojmë se është arrestuar gjatë ditës së sotme shtetasi i cili urinoi në derën e Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës të shtunën e kaluar.

Informacionet bëjnë me dije se pas kqyrjes së kamerave të sigurisë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes.

Shtetasi është identifikuar si Florian Marku nga qyteti i Shkodrës, ndërkohë po ashtu sipas burimeve, policia ka bërë edhe arrestimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.