Kreshnik Osmani: Ne shqiptarët nuk e dimë çfarë duam
Në një status të tij në Facebook Kreshnik Osmani ka thënë se shqiptarët kanë nevojë të ristrukturojnë mënyrën e tyre të të menduarit dhe të ndryshojnë formën e leximit të ngjarjeve që ndodhin në përditshmërinë e tyre. Ai ka thënë nuk mund dhe nuk duhet që ata të pështyjnë mbi gjithçka dhe mbi këdo duke nënkuptuar se kjo është një plagë e madhe e cila mund të ndikojë negativisht për të ardhmen e shoqërisë dhe të vendit.
Statusi i plotë:
“Shqiptarët nuk i duan partitë e vjetra, nuk i duan as partitë e reja. Nuk duan gjithashtu regjimin monist, as sistemin bipartiak. Nuk i duan figurat e vjetra se jane hajdutë. Nuk i duan as te rejat se do te behen hajdutë. Nuk duan te jene siç kanë qenë, as u pëlqen të mbeten siç janë. Nuk duan të merren me politikë por politika është më e klikuara. Nuk merren me shoqata se shoqatat janë hajdute. Nuk merren me shoqeri civile se i ka blerë politika. Tallen tërë diten ne FB me gjithcka e këdo. Cfaredo që të besh, të bëjnë meme. Sado të përpiqesh të tallin. Sado të luftosh të venë në lojë. Nuk e kam kuptuar kurrë se si mund të ndryshojë gjendja e një populli që nuk do asgjë, nuk do askënd, nuk pret asgjë prej askutj, nuk synon asgjë as prej vetes as prej të tjerëve, Nuk kam hasur kurrë në botë një popull që t’ia fusë vetes me një pasion kaq të madh sa e bejmë ne. Ky konstatim nuk do të thotë aspak se fajin e ka populli, por që jemi defiçitarë të mëdhenj në strukturen tonë kulturore dhe në atë të mendurit, kjo nuk ka as më të voglin dyshim. Ti duhet patjeter të identifikosh diçka që e do dhe më pas ta duash atë. Mund të duash diçkane e gabuar, por ti nuk mund të rrish pa dashur asgjë. Sepse që të jesh apo të behesh, duhet patjeter te jesh diçka!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



