Në rrjetet sociale, avokati Goxhaj shkruan se Lali Luli po kërcënonte policinë për t’i dalë në mbrojtje organizatorëve të protestës për ujin.
Në lidhje me këtë, ai sjell në vëmendje ngjarjen e 1 viti më parë, kur sipas tij, Lali Luli vajti te Drejtoria e Policisë Tiranë pas arrestimeve të protestuesve te Liqeni dhe s’kishte b … me bë asgjë.
“Sot po kërcënonte Lali Luli policinë për ti dalë në mbrojtje organizatorëve të protestës për ujin! Mu kujtua Lali Luli 1 vit më parë kur vajti te Drejtoria e Policisë Tiranë pas arrestimeve të protestuesve te Liqeni e ku Lali Luli u betua se nuk shkulej prej andej pa i nxjerrë nga qelitë të arrestuarit! Por një copë roje dere e Policisë e la me orë të tëra si pemë te dera dhe Lali Luli s’kish b.. me bo asgjo përveç pasi qetësoi demokratët e revoltuar iku me turp duke thënë “s’ka problem se 2 ditë do ti mbajnë”… Ja kshu u trimëru Rilindja në vite dhe u dhje PD!!! Ndaj u mbushën burgjet dhe azilet…”, shkruan Goxhaj






