E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: Çfarë do të bisedojë Rama me Merkel, gjëra me sens, se broçkulla pa dyshim mund të thotë…
Sot

Manjani: Çfarë do të bisedojë Rama me Merkel, gjëra me sens, se broçkulla pa dyshim mund të thotë…

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar lajmin e  publikuar në media se Rama do të takohet me Merkel gjatë ditës së sotme.

“Nuk pritet që udhëheqësi jonë të dëgjojë gjëra të mira aty. Se po të pritej, ehuuuuu ç’do benin mediat sot!”, shkrina Majnjia në një shensim ne facevbok

“Rama do takohet me Merkel”- është lajmi i ditës.

Kaq propogandohet me të madhe nga media qeveritare. Askush nuk e zgjat më shumë se çfarë pritet të diskutohet në takim…

Nuk ja mban askujt!

Nuk pritet që udhëheqësi jonë të dëgjojë gjëra të mira aty. Se po të pritej, ehuuuuu ç’do benin mediat sot!

Do na kishin bërë anëtarë themelues të Bashkimit Europian.

Nga ana tjetër as Kryeministri jonë nuk ka më ç’të thotë. E kam fjalën për gjëra me sens, se broçkulla pa dyshim mund të thotê…

Ndoshta mund të raportojë se si përzuri me “sukses” të plotë çdo investim gjerman në Shqipëri!!!

Mund të raportojë se si edhe gjermanin e fundit, drejtorin gjerman të aeroportit, duan ta përzënë… Ja kanë bërë bénë!

Ose thjesht mund të flasë për kufinjtë e Kosovës, se me të Shqipërisë ka mbaru punë…

Për çështjet e tjera, që i takojnë demokracisë sonë, pa dyshim fajin e ka PD dhe CDU…

Në fund po të njëjtat media do raportojnë për një takim të suksesshëm si rralle më parë. As kur ishim mirë me Merkelin nuk kemi qenë kaq mirë sa sot.

Takim të mbarë!

Image

© SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.