E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët e thjeshtë gjobiten për rripa sigurimi dhe punonjësit e policisë nuk respektojne ligjin per vete
Uncategorized

Qytetarët e thjeshtë gjobiten për rripa sigurimi dhe punonjësit e policisë nuk respektojne ligjin per vete

I vendosin gjobë, qytetari ndjek dy policët me kamera dhe i zë mat në makinën e tyre

Publik.live/30.07.2017
Policia tashmë në Shqipëri nuk përfaqëson institucionin ku qytetarët mund të mbështeten për t’u mbrojtur, por institucioni që të kall datën, duke të vënë gjoba vend e pa vend dhe jo vetëm.

Megjithatë ka qytetarë të guximshëm që shpeshherë nuk kanë ngurruar të demaskojnë ata që pretendojnë se po vënë rendin.

Sot një i ri nga Tirana ka dalë nga makina dhe ka filmuar dy policët që sapo i kishin vënë gjobën.

Doja të bëja publik një fakt se si qytetarët e thjeshtë gjobiten për rripa sigurimi dhe punonjësit e policisë që janë të barabartë para ligjit, por nuk e respektojnë atë dhe vetëm qytetarët e pësojnë. Videon e kam filmuar nga ora 1 pranë tregut të medrese në Tiranë. Isha dy makina pas tyre në trafik dhe pak më përpara më gjobitën dhe me të drejtë se isha pa rrip sigurimi dhe vet ata bëjnë ç’të duan”, përfundoi qytetari.

Shikoni foton për ta kuptuar më mirë se si funksionon e drejta në Shqipëri./joq

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.