Thirrja e ish-ministrit: Pse formuat parti me firma fallco?!Do ja kisha dhënë firmën për Bindjen Demokratike
Ylli Manjani ka reaguar pas akuzave se me shume se 20 persona nuk kane firmosur per Partine e Astrit Patozit. Do e kisha bërë me vullnet të plotë, dhe po t’u duhet e bëj dhe tani, vetëm të heqin nga lista e themeluesve firmat fallco , shruan Manjani.
Statusi i Ylli Manjanit ne FB
Sinqerisht do ja kisha dhënë firmën time organizatorëve të Bindjes Demokratike, po tu duhej për rregjistrim.
Natyrisht nuk do ti kisha votuar, as do bëhesha anëtar i Bindjes, por firmën sa për t’u rregjistruar si subjekt po, me qejf do ua kisha dhënë.
Fundja, le të bëhet edhe një parti më shumë!
Do e kisha bërë me vullnet të plotë, dhe po t’u duhet e bëj dhe tani, vetëm të heqin nga lista e themeluesve firmat fallco.
Kjo nuk i nderon fare! Përkundrazi i kompromenton rëndë në mision e qëllim që në nisje të aktivitetit politik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



