E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Revoltë e  gazetarit Tomorri : ‘Rracë më të qelbur nga komunistët nuk ka’!
Sot

Revoltë e gazetarit Tomorri : ‘Rracë më të qelbur nga komunistët nuk ka’!

Debati për ish të përndjekurit është kthyer në një temë sensitive kohët e fundit, sidomos pas përplasjeve të ndodhura midis Drejtorit të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit Agron Tufa me deputetin e Partisë Socialiste Spartak Braho.

Në një postim në rrjetet sociale për një çështje të tillë ka reaguar edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili shkruan se rracë më të qelbur se komunistat nuk ka pasi në qoftë se tani del ndonjë ish i përndjekur dhe nxjerr ndonjë fakt historik ndryshe nga ç’ka shkruar elita e kuqe i lëshohen sipër si qenër të tërbuar.

Kujtojmë se debatet e shumta verbale midis deputetit Spartak Braho dhe Agron Tufës, përfunduan edhe me një ankesë të këtij të fundit në Zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me pretendimin se Braho e ka diskriminuar duke e quajtur një seksion të Ballit Kombëtar.

Madje Tufa ka ngritur padi penale ndaj deputetit Braho dhe 4 subjekteve të tjerë, Sabit Brokaj, Sevo dhe Fatos Tarifa,  Arben Duka dhe Gazeta Dita me akuzën se të sipërpermendurit kërkonin të rikthenin perjudhën e komunizmit.

Postimi i plotë

Rrace me te qelbur nga komunistet nuk ka. Per 50 vjet i masakruan te perndjekurit. I vrane, i internuan, u perdhunuan grate dhe motrat, i moren pasurine.

Tani kur del ndonjeri nga shtresa e ish te perndjekurve dhe nxjerr ndonje fakt historik, ndryshe nga historia qe ka shkruar elita e kuqe komuniste, i leshohen si qener te terbuar.

O kurvickat e Enverit. Po ju i vrate dhe i perdhunuat per 50 vjet, tani doni t’u mbyllni dhe gojen. Sa te peshtire jane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.