E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Mesazhi i fundit i majorit të ndjerë Klodian Tanushi. Çfarë thoshte pak kohë më parë nga Letonia
Sot

VIDEO/ Mesazhi i fundit i majorit të ndjerë Klodian Tanushi. Çfarë thoshte pak kohë më parë nga Letonia

Teksa Shqipëria përkujtonte 10 vjetorin e anëtarësimit në NATO, major Klodian Tanushi ka regjistruar një mesazh nga zyra e tij në Letoni.

tanushi

 

Ministria e Mbrojtjes u dërgoi mediave një video nga mesazhi, ku midis të tjerash, majori tanimë i ndjerë, thotë se misioni shqiptar është përbërë nga 21 persona, të cilët sipas tij kryejnë veprimtari të ndryshme atje.

Major Tanushi thotë se grupi kryen asgjësimin logjistik të municioneve, asgjësimin e municioneve të rënda konvencionale, asgjësimin e pajisjeve eksplozive të improvizuara, pastrimin e zonave të infektuara me municione të paplasura si dhe kryen identifikimin e municioneve konvencionale të NATO-s dhe ish-Traktatit të Varshavës.

Majori Tanushi humbi jetën pasditen e djeshme (10 maj) pas plagosjes së rëndë paraditen e 6 majit, ku humbi jetën ushtarakja tjetër shqiptare, Zarife Hasanaj.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.