E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mero Baze : Si nuk doli nje drejtor “burrë”  që do t’i thyej turinjtë Ramës
Uncategorized

Mero Baze : Si nuk doli nje drejtor “burrë” që do t’i thyej turinjtë Ramës

Si nuk e  ngriti kokën asnjë “kokëqyp”drejtor por  te gjithë kishin ulur kokën si bufa …. Një sallë me qypa që s’bzajnë!

 Spektaklet  popullore   live me dëgjesat dhe  drejtorët e  hipotekave dhe spitaleve  kanë lënë gojëhapur jo vetëm opininin e publik por edhe mbështetësit e politikave të tij në media.  Ndërsa Ylli Dylgjeri shkruante  me ironi : “ Si nuk e  ngriti kokën asnjë “kokëqyp”drejtor por  te gjithë kishin ulur kokën si bufa ….”

Ndërsa Mero Baze ia ka kushtuar sot editorialin e tij Fushatës së spastrimeve që Rama po bën në administratë. Dhe duke analizuar se si ai telendisi gjitha ata drejtorë dhe askush nuk i ktheu fjalën, Baze shkrauan: “Unë mezi po pres të shfaqet një i tillë. Po pres të ngrihet një drejtor aty përballë Edi Ramës, t’ia hedhë çelsat në fytyrë, t’i thotë nuk kam nevojë për vendin tënd të punës, por kjo që thotë ky qytetar, apo kjo letra anonime, është shpifje. Mezi po pres dikë që të më bindë se nuk i dhimbset fare ajo karrige, që edhe kështu do t’i iki, por të paktën të dëshmojë se nuk ka shkuar aty, ashtu siç paragjykohet. Të ngrihet një drejtor spitali e t’i thotë përse nuk janë kushtet e mira në spital, përse nuk ja del dot me ilaçet, përse nuk shkon dot ambulanca në kohë, përse u detyruan ta bënin emërimin e infermiereve nga qeveria qëndrore etj. Dhe pas kësaj, t’i hedhë çelsat në tavolinën e spektaklit dhe të iki në punë të tij”.

Sipas Bazes kjo tregon nivelin e trishtueshëm të drejtorëve që ka caktuar rilindja dhe frikën e tyre të madhe nga politika.  “Kjo që po ndodh është trishtuese, -shkruan ai- pasi po provon mungesën e thellë të integritetit të njerëzve që drejtojnë postet kyçe në shoqërinë shqiptare. Një drejtor në një kompani private ka shumë here më tepër dinjitet përballë pronarit të vet, se sa dikush në punët publike përballë Kryeministrit. Dhe kjo vjen, se ai person që ja ka dalë të bëhet drejtor në biznesin privat, e ka merituar dhe është blerë për atë që vlen, ndërsa ata që janë në krye të shtetit, e kanë blerë atë vend pune, dhe nuk ruajnë më dinjitetin, por paratë e tyre. Kjo është një akuzë e rëndë për sistemin, për politikën dhe natyrisht edhe për Kryeministrin” Nënvizon Baze që e krahason fushatën e Ramës me atë të rivalit të tij”.

“Spektakli i Kryeministrit, i ngjan spektaklit të Lulzim Bashës, që pasi spastroi gjithë kundërshtarët në PD, tha “herën tjetër zgjedhjet do të jenë demokratike dhe deputetët do t’i caktojë populli”. Edhe Edi Rama, pasi po i telendis vetë personalisht gjithë drejtorët, pasi po u kërkon dorëheqje, edhe pse nuk varen nga ai, po u premton që pas kësaj, do ketë pavarësi për institucionet dhe s’do guxojë kush t’i nëpërkëmbë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.