E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiperia e 1001 halleve ka nevoje per vlera dhe duhet ta bejme ne
Uncategorized

Shqiperia e 1001 halleve ka nevoje per vlera dhe duhet ta bejme ne

Av Enida Bozheku

Mbase Shqiperia edhe ka degraduar me keq sec ka qene (keshtu thone ca) por, flas per vete, kam njohur edhe njerez te formuar, plot dije, plot pasion dhe buzeqeshje.

Njerez punetore!. Shume prej tyre super te shkolluar aq sa kur bisedon dhe natyrshem dalin eksperjencat e tyre, ke cfare te mesosh. Kam njohur edhe njerez te ligj, te cilet nuk kane atdhe, mund te jene shqipetare, italian, indian, amerikan, kinez e cka tjeter por mbasi “jam diegur” prej tyre jam

Po e bastardojme e dhunojme Shqiperine, po Ne – bijte e saj, por po ne edhe kur jemi jashte, syte njeri tjetrit ja nxjerrim sa me s’ka. Ndaj, vend e popuj, ne kohet e levizjeve masive, nderkulturalizmit, interesi personal eshte lajtmotiv i jetes, por geni i familjes dhe brumosja socio-karakteriale primare eshte e vendit nga vjen.

Shqiperia ka 1001 e nje te meta, po a nuk me thote kush sa nga ne sakrifikojme vertet per ta bere ate?! Ne jemi te paret qe promovojme antivleren, se jemi xheloz per vlerat, jemi ne qe nuk njohim debatin por sulmet fyese, etj etj, si pasoj cfare presim te gjejme ne boten e amshuare kur ne mund ta ndertojme ne tonen?!

Ne vitet qe udhetoj e jetoj jashte, kam vene re qe po ata shqipetare qe jane qingja e qe rrin rradhave te dyerve te postave, zyrave, policive per dokumentat jashte, apo pikave kufitare, shnderrohen ne harbuter, arrogante dhe te gjithe dijshem sa shkelin token meme. Ne nuk kemi respekt per veten por, ama, behemi ure tek bota edhe kur ajo na poshtron, fyen e gjymton.

Shqiperia ka 1001 halle, por nese njerezit vetem shkallmojne te suksesshmin dhe fyejne e percundojne cdo perpjekje pozitive, ne jo se nuk behemi por do mbetemi ne eksod shekujsh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.