5 pyetje Edi Ramës për “kazanin” gjerman “BILD”
Edi Rama
1 – “Astrit Avdylaj: O tek puna dhe të na japë votën ose të ikin tek shtëpia.”
A quhet krim zgjedhor kontrolli i krimit të organizuar mbi administratën shtetërore për ta detyruar të votojë për ty? A dënohet me burg? A i lejohet hyrja në BE dhe SHBA?
2 – A mund të quhet demokraci sistemi ku mafia kontrollon drejtoritë? A je ti po aq autoritar sa Putin, Erdogan, Orban e të tjerë me ndryshimin e vetëm se ekononomia e vendit tënd është ajo e një vendi të pazhvilluar?
3 – Si mundet që Bashkimi Europian të pranojë në gjirin e vet një kuazidemokraci vangjushiane dhe niçeane? Edhe sikur ta pranonte, si munden shqiptarët të mbijetojnë në këtë kënetë?
4 – Pse këto përgjime po dalin pikërisht në Bild dhe jo në mediat shqiptare? Pse duhet të shihemi në pasqyren gjermane për të kuptuar sa të pistë jemi?
Pse nuk ka të arrestuar? A e kontrollon ti prokurorinë?
5 – Eshtë e vërtetë që korrupsion dhe krim të organizuar ka në gjithe botën. Madje, bëhen edhe filma. Mirëpo një Boss Tweed ose një Al Capone mund të jenë personazhe interesante të ekranit sot, ama në kohën e tyre u perballën me hekurat. Filmat me mafiozë kanë gjithmonë përfundim të keq, për mafiozët. Janë tragjedi, përkundër komedive e ndonjëherë edhe romancave shqiptare.
A nuk mendon që ka ardhur koha të ndryshojmë zhanër?/Lolita
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



