E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kim Mehmeti: Kryeministri i Shqipërisë vepron sipas logjikës: sa më keq e ka Shqipëria, aq me mirë bëhet për mua!
Sot

Kim Mehmeti: Kryeministri i Shqipërisë vepron sipas logjikës: sa më keq e ka Shqipëria, aq me mirë bëhet për mua!

Kim Mehmeti

Kryeministri i Shqipërisë vepron sipas logjikës: sa më keq e ka Shqipëria, aq me mirë bëhet për mua!

“Edhe sikur e vërteta te ishte ashtu siç thotë Kryeministri i Shqipërisë, megjithatë, atë më shumë do e shqetësonte përmbajtja e bisedave të përgjuara telefonike, se sa kush ato ua dorëzoi gazetarëve, si dhe, pas shfuqizimit te dekretit për zgjedhjet vendore nga ana e Presidentit, ai do e ndalonte fushatën parazgjedhore, duke e shmangur kështu rrezikun nga ndonjë përplasje civile. Pra, do sillej si ‘kryefamiljar’ i ndërgjegjshëm dhe përgjegjshëm, i cili nuk rrezikon ‘djegien’ e shtëpisë dhe ‘përgjakjen’ e vëllazërisë, vetëm pse atij i është rrezikuar pozita e Kryefamiljarit. Por siç duket, ai, si edhe shumë të tjerë rreth tij, veprojnë sipas logjikës: sa më keq e ka Shqipëria, aq me mirë bëhet për ne! Dhe sillen kështu sepse i dinë të këqijat që ia kanë bërë vendit e popullit, pra ngaqë i trishton e vërteta për vetveten dhe, sepse e dinë se ajo e vërtetë për ta, mund të mbulohet vetëm me ‘jorganin’ e ndonjë të keqeje më të madhe, e që popullin do e çonte ta harronte pyetjen: cilët ishin muratorët e ferrit, e që tri dekada me radhë na gënjenin se ndërtonin parajsën shqiptare!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.