E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çarçani, Xhikja dhe shoku Pali
Uncategorized

Çarçani, Xhikja dhe shoku Pali

Mbreme ..tek lexoja nje material mbi intrigat, poshtersite dhe thikat pas shpine ndaj gjithkujt e sidomos ndaj ”shokeve ” te tij te Idealit.. qe Diktatori i çmendur shqiptar Hoxha i kishte natyre te punes e jetes se tij te perditeshme per gati 50 vjet resht …nuk e di pse mu kujtuan disa personazhe te asaj kohe dhe vura disi buzen ne gaz…

Psh. i shkurter ishte edhe ish Kryeministri Adil Çarçani ..por ishte i urte e i sjellshem ama  nuk ishte kaq kopuk e kodosh sa ky i shkurteri i sotem nga Skrapari qe po ben corap dynjane prej kohesh ….
…I gjate ishte goxha edhe Pali Miska …por ku e ku i ziu nga veset e huqet me kete te gjatin e sotem qe nuk ha pyke gjekundi e qe eshte i lindur per te qene pervers i perjetshem..

Nuk kishte shkolle dhe as ndonje lloj niveli intelektual Xhikja i Kuvendit Popullor qe figuronte zyrtarisht si President i Republikes se Shqiperise…por nuk kishte shume llafe mavriu e kishte dy gram burrni te pakten. Nuk mund te krahasohet dot kurresesi me kete burracin ”demokrat te Shkolles se Bashkuar” qe shqiptaret e kane sot ende ne krye dhe e therrasin Presidenti yne Jari…..

Shenim. Se mos i shkoje ndokujt ndermend qe mu rikthye nostalgjia per ate kohe Jooooo …kurren e kurres! Por nganjehere tek sheh qe Mutin ta servirin per Trilece, te vjen shpirti ne maje te hundes e fjala e pare qe te del nga goja eshte :”hajeni vete e ju befte mire”
Ne qe u dogjem nga Qulli …sa te jemi gjalle do ti fryjme Kosit …!

A.R.D

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.