E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Demokracia” e Bablokut dhe diktatura e Erdoganit
Sot

“Demokracia” e Bablokut dhe diktatura e Erdoganit

Ergys Mërtiraj

Në diktaturën e Erdoganit pushteti humbet me 0.2 perqind Bashkinë e Stambollit, bastionin e tij prej 20 vjetesh, të cilen diktatori e ka drejtuar vetë personalisht në fillimet e tij. Pasi rezultati nuk pranohet dhe gjykata vendos që zgjedhjet të perseriten, diktatori humbet me një diferencë prej rreth 9 perqind (sipas rezultatit të deritanishem).

Në “demokracinë” e Bablokut, një bastion i së djathtës si Dibra fitohet nga PS-ja me 400 vota, falë një percarjeje votash nga e djathta, pasi një kandidat i pavarur mori 2 mijë vota. Më pas, pasi kryetari i ri kapet me vrimë në brekë, duke shfrytezuar postin per favore seksuale me vajza te reja qe aspirojne te punojne ne bashkine e tij, zgjedhjet riperseriten. Por në vend që partia e vrimes të humbe, sic do të ishte e kuptueshme, ajo e thellon rezultatin në 4200 vota plus, nga 1600 minus që ishte.

E megjithatë, pasi Bablokut nuk i mbushet mendja qe ne e kuptojme se ato vota jane marre me leke e dhune, pas pergjimeve flagrante te ministrave te tij me horra lokale e drejtore policie qe terrorizojne miletin ne terren, Shqiperia po shkon drejt zgjedhjeve te 30 qershorin, ani pse pa opozite dhe pa dekret presidencial që i jep të drejtë ligjore.
Nderkombetarët, janë të kënaqur që reforma në drejtësi po ecen me sukses (packa se jemi pa gjykatë të lartë e gjykatë kushtetuese, dhe pa prokuror të pergjithshem kushtetues).
Nuk e di cfarë literature mbi demokracinë lexojnë Hahni dhe Mogerini! 🧐

Ps. Ju lutem na i kurseni diskutimet mbi Erdoganin dhe zgjedhjet ne Turqi, per te cilat nuk kam kurrfare interesi!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.