E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri kërkesë Ramës: Tërhiqu nga projekti pa krye i kësaj të diele!
Sot

Ish-ministri kërkesë Ramës: Tërhiqu nga projekti pa krye i kësaj të diele!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në Facebook i kërkon kryeministrit Rama për t’u tërhequr nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Manjani i shkruan Ramës se je ti i pari që duhet të tolerosh dhe duhet tërhiqesh nga projekti pa krye i të dielës.

“Çështjet e demokracisë i debatojmë e i zgjidhim vetëm në mjedis paqsor. Por paqen e ke detyrë ta garantosh. E paqen nuk e garanton ushtria e as policia shqiptare kundër shqiptarëve!!!

Sillu si Kryeministër, jo si kryetar partie.” -shkruan Manjani.

Postimi i plotë:

Kryeministër!

Tolero!

Ti i pari! Më shumë se kushdo tjetër, të takon!
Tërhiqu nga projekti pa krye i kësaj të diele!

Është krejt pa kuptim dhe me kosto të lartë për vendin.

Nuk është e thënë të pranosh Ilir Metën President, pavarësisht se vetë e zgjodhe.

Nuk ke pse pranon edhe kushtet e kundërshtarëve politikë, po nuk deshe.

Po ke detyre të tolerosh! Të bësh çdo gjë edhe jashtë mundësive për të krijuar një mjedis paqsor të paktën.

Çështjet e demokracisë i debatojmë e i zgjidhim vetëm në mjedis paqsor. Por paqen e ke detyrë ta garantosh. E paqen nuk e garanton ushtria e as policia shqiptare kundër shqiptarëve!!!

Jepu Ti, jo Presidenti, shqiptarëve një datë të re zgjedhjesh. Jepe këtë datë si shprehje tolerance, si mundësi për bashkëpunim e jo përçarje.

Sillu si Kryeministër, jo si kryetar partie.

Bëje këtë gjë që të meritosh vemendje e respekt, pavarësisht sa votohesh në të ardhmen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.