E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Palmer i dha karburant avionit të marrë peng nga Rama, por kryeministri mbetet terrorist”
Sot

“Palmer i dha karburant avionit të marrë peng nga Rama, por kryeministri mbetet terrorist”

I ftuar në studion e Syri Tv, analisti dhe eskperti i studimeve amerikane Redi Varaku ka komentuar situatën më të fundit politike në vendin, por edhe deklaratën e ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit Mattheu Palmer që tha dje se zgjedhjet e 30 qershorit duhet të mbahen, por i takon Gjykatës Kushtetutës për të parë vlefshmërinë e tyre

“Qëndrimi i Amerikës është i palëkundur për demokracinë në Shqipëri. Ata janë në mbrojtje të demokracisë shqiptare.

Ndërhyrja e Mattheë Palmee, tregoi një qëndrim shumë të matur që kërkon ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri. Sepse Rama kishte nisur një rrugë të një konflikti social, Ata që thonë që amerikanët mbështetën Edi Ramën e kanë gavim, sepse amerikanët mbështesin popullin shqiptar.

Ata që thonë që mbështetën Reformën në Drejtësi, janë mendime të lodhura.

Nuk e di se si një lider mund ti thotë gjëra të tilla, duke dezinformuar popullin e tij.

Mendoj që situata nuk do kalojë pa incidente, që do provokohën nga gjëra jashtë kontrollit të dikujt.

Do jenë incidente që nuk do e dëmtojnë procesin e votimeve, se ne nuk kemi zgjedhje.

Palmer ka thënë që ne duam të bëhen zgjedhje, dhe ja ka lënë Gjykatës Kushtetuese.

Dhe unë shikoj asnjë arsye për tu shqetësuar nga deklarata e Palmer

Unë pashë mjë interes deklaratën e Eliot Engel, mikut të shqiptarëve.

Ajo që bëri Palmer është si një avion i marrë peng, që i dha një aeroport për të furnizuar me karburant, po kjo nuk do të thotë që ata nuk janë terroristë.

Unë kam burimet e mia që Rama do përfundojë edhe më keq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.