E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po çfarë lesh integrimi europian! Shqipëria e 2017-s është Orient express.
Sot

Po çfarë lesh integrimi europian! Shqipëria e 2017-s është Orient express.

Dritan Shanaj

Kurrë më parë, që prej 28 Nëntor 1912 që kur vendi ynë u shpall i pavarur prej Turqisë, deri sot në vitin 2017, ne Shqiptarët nuk kemi patur një qeveri dhe media qe kanë shtyrë kaq fort Shqipërinë në prehrin dhe nën influencën e Turqisë.

Kurrë më parë që prej vitit 1978 kur prishëm marrëdhëniet me ta, nuk kemi patur një qeveri kaq të afërt me Kinën në Lindjen e Largme, më shumë nga dëshira për të adoptuar politikat dhe modelin e kapitalizmit partiak sesa nga ndonjë partneritet ekonomik.

Kurrë më parë, që prej 12 Dhjetorit 1990 nuk kemi patur një qeveri që inspirohet dhe zbaton metodat qeverisëse te Rusisë, kontrollin mbi ekonominë mediat dhe opozitën.

Rroftë qeveria ore….

Flamuri është Flamuri i Qeverisë provizore Shqiptare 1912 – 1914

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.