Zoti Rama a të KUJTOHET FAAD Mitri, personin në foton poshte teje?
Dy fjalë për Kryeministrin!
Të dëgjuam dje teksa ju hakërreheshe ambasadorëve tanë dhe të jemi të sinqertë na erdhi pak gjynah për ta. Jo se ti nuk ke të drejtë por sepse ata nuk janë fajtorë.
Psh ti ke shumë të drejtë kur një pjesë të tyre i cilëson “të leshtë” dhe “të paaftë” por nuk është aspak faji i tyre për këtë fakt por i atij që i emëroi në atë detyrë. Ata “të leshtë” kanë qenë edhe para se të emëroheshin. Ti i bëre shkëlqesi të leshit.
Ti ke sërisht të drejtë kur një pjesë e etiketon si “dallkaukë” dhe pa kreativitet. Ata aty nuk kanë shkuar për të krijuar por për të kruar ato pak fonde e privilegje që posti ofron. Sërisht jo për faj të tyre, por sepse kështu ishte marrveshja me ty. Shumica janë aty jo për aftësi por për ti dhënë shkëlqim qokës politike.
E ata pak diplomatë karriere që kanë mbetur në ambasadat tona, e kanë të pamundur të shkelqejnë në punën e tyre për thithjen e investimeve të huaja kur “haberet” që vijnë nga mëmëdheu nuk janë fort premtuese.
A e mban mend psh Faad Mitrin, personin në foton poshte teje? Investitorin libanez i cili erdhi me 450 milionë euro dhe projekte të gatshme dhe iku me barrelë i copëtuar nga njerëz ende anonimë?
E pra, ky model i mban larg investitorët e huaj. Ky, shoqëruar me një administratë e cila i sheh nga xhepat investitorët e që, para se të peshojnë vlerën e përfitimit kombëtar nga projektet e tyre, masin me spango vlerën e përfitimit të tyre personal, i tmerron investitorët e huaj.
Gandi ka thënë: Bëhu ndryshimi që do të shohësh…ose boll me propagandë idiote se jemi të lodhur./ #thurje
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




