Po tani, si do ta zgjedhim kryetarin tjetër?!
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar dorëheqjen e Valdrin Pjetrit si bashkiak i parë i Shkodrës, por që në fakt ishte një detyrë publike që se mori kurrë, ndaj edhe dorëheqja vlen si një akt qesharak.
Ndërkohë Manjani ngre edhe pyetjen, po tani si do zgjidhet tjetri, me votime pa dekret?
‘Dorëhiqet Valdrin Pjetri?!
Ç’lajm!
Po nga çfarë u dorëhoq?!
Nga detyra publike që se mori kurrë?!
Qesharakë!
Nejse, to tani si do ta zgjedhin tjetrin?! Me votime pa dekret?! Zyrtarisht zgjedhjet janë me 13 Tetor..
Apo do ti bëjnë votime me urdhër të KQZ socialiste?! Ti bëjnë me me vendim qeverie, qarkullues, më mirë.’-shkruan Manjani
Çfarë kaosi ligjor kanë krijuar!!!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



