Adi fajin nuk e ka vetëm Sulltani bedel i Surrelit por edhe Fevzitë lapanjozër e vijon lista me sahanlepirësit si…
Letër publike një miku e kolegu të mirë e shumë të hershëm…
Fjala e Lirë është si puna e fluturimit të Shqiponjës në Qiell…ndaj askush nuk e ndal dot…
Pasi mesova per mbylljen e emisionit shume dinjitoz profesionalisht Adi Krasta Show …në News 24 …lajmin në fjalë e konfirmova nga vetë autori miku e kolegu im i mirë e shumë i hershem Adi…
Si qendron e vërteta ?
Para disa javësh Krasten e kanë lajmeruar që emisioni yt ”per aresye të ndryshme” do të mbyllet … dhe për të amplifikuar zhurmën që mund të krijohet në media e në rrjetet sociale me kete rast … Ne [ drejtuesit e ketij televizioni me Irfan Hysenbelliun në krye] …do të ofrojmë të bësh një emision artistik por për këtë nuk do të paguajmë…ky ka qenë thjesht komunikimi zyrtar i ATYRE me kolegun Krasta…
Krasta duke qenë i vetedijshem ”per aresyet” e mbylljes së emisionit te tij që per hir të së vertetes duhet thënë se pat fituar audience të jashtëzakoneshme …e si gazetar i hershëm profesionist e me shumë pervojë nuk ka bërë as zhurmë, as sherr e as shamate me kerkend pervecse ka protestuar normalisht sic ben në të tilla raste cdo koleg kur ”aresyet e shumta” asnjeherë të thena troc e të spjegueshme prej bosseve të medias së sotme sharlatane, pacavure e bythëlepirëse të cdo lloj pushteti në fuqi…nuk i janë bërë prezente…askujt…
Fjala e lirë dhe Liria e fjalës….
Oferta pas mbylljes..për të bërë një emision artistik por pa pagesë pra pa rrogë… është akoma edhe më e poshtër, më fyese e denigruese dhe të con të besosh përfundimisht se cili e ka dhënë urdhërin në fjalë per mbylljen e emisionit ose thënë shqip fare per mbylljen e gojës së Adi Krastës..
.
Më vjen vertet mirë që Krasta e ka refuzuar me përbuzje e neveri ofertën e bossave të tij të cilet janë ”kujdesur” fort për të shmangur zhurmën mediatike pas Atentatit që i bënë Fjalës së lirë ose Lirisë se Fjalës…me urdhër e porosi nga lart …nga Armiku numer 1 e frikacaku po numer 1 i Shprehjes së lirë dhe i lirisë së mendimit …burracaku me pushtet Edi Rama…
Mjafton vetëm ky fakt i dashur Adi ..që respekti e konsiderata ndaj teje jo vetem tek mua por edhe tek cdo shqiptar i ndershëm e patriot të qëndrojë në shkallët siperore të mirënjohjes njerëzore e vecmas asaj profesionale…
U perpoqe të jesh Fjala e lirë …u përpoqe ta thuash të verteten miku e kolegu im i mirë e i hershëm…ndaj kujtdo e ashtu sic është ”pa bizhame” e Lakuriq ..pa marrë parasysh se Bizhamet kerkojnë ti mbajnë veshur Dimer e Verë vetëm paciientet e sëmurë psiqikisht që vuajnë nga mania e mbajtjes së pushtetit me izolim e me dhunë…e duke burgosur Fjalen e lirë …
Fitove admirues e ndjekës pa fund i respektuar Adi…dhe këta kryesisht njerez të zakonshëm prej popullit tënd e timit bashkë…por nderkaq edhe Tërbove Demat e Kuq e bere goxha Armiq atje lart në Kupolen e tyre ku vjen era drogë, krim, vrasje, prostitucion, dhunë, kurvëri politike, , genjeshter e mashtrim pa limit …
Por të siguroj se të keqen nuk e ke thjesht e vetem prej Bosit të TV ku ti deri dje punoje me përkushtim i dashur mik e koleg …sepse mbi Irfanin që Licencen, Bizneset e veta e shumë c’ka tjeter i ka marrë pikërisht prej politikës e politikaneve faqezinj që në kemi mbi krye tash e 28 vjet të pas komunizmit tonë imagjinar…qendron AI …armiku i gazetarëve, i medias shqiptare …armiku i lirisë së shprehjes e mendimit ndryshe…inkuizitori i lirisë së fjales së lirë…antishqiptari i tërbuar Edi Rama…të cilin e tremb dhe e tmerron cdo fjalë e cdo fjali që e nxjerr atë zbuluar e zhytur në boten e tij të krimit e të anti-shqiptarizmit…
Të keqen Adi i dashur e kemi nga ata fare Deputetesh palaco, sharlattane e karagjozë që njesoj si dikur në Diktaturë me Nenin famekeq 55 ..kerkojne sot e dje përmes Majlinda Bregut …Ulsiut pi Dibre …Finos , Baba Takut,,,Tualetit prej Librazhdi..Elisës prej Laprake etj etj …të aplikojnë, miratojnë e të rikthejnë serisht në ligj Nenin vdekjeprures ndaj fjales së lirë…atë të burgosjes së Lirise së të shprehurit …duke e zevendesuar ”akuzen” nga Agjitacion -propagandë…me Lajme Fake…pra kerkojnë me cdo mjet, formë e menyrë tu rimbyllin shqiptareve gojën serisht…
Të keqen o mik i mirë e kemi së pari edhe nga vetë ”koleget” tanë që te paguar per servilizem, bythëlepirje, palacollik , nenshtrim per ca para të qelbura, per një vend pune , per një leje biznesi a ndertimi etj etj kanë shitur gjithcka…njerzillikun, profesionin, dinjitetin, karakterin, personalitetin , burrerinë…e deri edhe familjen e mbi të gjitha kanë marrë thikat në duar e po e godasin pas shpine sa e si të mundin kurrizin e Shqiperisë sonë të gjorë duke e gjakosur si kurrë më parë në historinë e saj…
AI …i cmenduri që ka urdheruar nder të tjera edhe mbylljen e emisionit tend [ lexo mbylljen e gojes tende]…ka kohë që ashtu sikurse i shan, fyen, ofendon, kercenon, perdhos e denigron të gjithë ata që sot per një copë bukë e per të ushqyer familjet e tyre punojnë në mediat shqipfolese e shkruese …duke i etiketuar plehera, llum, mocal, kazan, tepsi, kusi etj etj …po keshtu ka kohë që i ka ndene kembet e veta e i komandon si ti dojë Menderja radhazi tv, radiot, gazetat e portalet e shumtë të atij vendi …
Ndaj fajin se pari na i kanë Fevzitë lapanjozër o Adi…na i kanë sahanlepiresit e pa fytyrë si Mut Nanua, Merua, Hila, Lorenci, Fred Peza, M.Veliu, Albani, Cani, Sokoli, Rudina, Iva, Irisi, Eni…e plot të tjerë bythepambuker si keta … Fajin na e kanë tradhetaret me gjak shkjau , turku e greku si Batoni ,Laerti e Veliaj ….madje edhe vetë ai Ylli që dje bertiste Rroftë Mbreti e sot uleret Poshtë Mbreti…
Fajin na e kanë edhe Tema e Meros …Provokacja e Nanos…emisionet e ciftit Hila….Rudina e Dritani…Bordellua e Fevzos…Opinion…qelbesirlleqet mafioze italo -shqiptare te Kar-lo Bollinos në shpifesiren e tij Report tv…ndyrësilliqet e Thoma Gellcit në RTSH .. në atë institucion gjigand mediatik ku vite e vite me pare edhe u njohem bashke miku e kolegu im i mire dhe shpresuam e enderruam per nje lloj tjeter gazetarie …por qe mbeti ngahera vec enderr se kodoshet nuk na lane kurre ta benim realitet…
Nuk e duan më kurrë fjalen e lirë as Vizion plusi…as Klani e as Top Ch…o Adi jo….se te gjitha i ka kapur e i paguan, i urdheron e vë në resht për një po AI…i cmenduri psiqik qe urdheroi ate Hasanbelliun tend bos që emisionit tend ti pritej gjuha…
E tashmë Sulltani i Surrelit do të ketë cdo ditë e natë emisionin e tij në ERTV e tij të cilen ja ka zili edhe Kim Jong Uni i Koresë se Veriut… e sheh o i dashur mik se ku kemi mberritur e sa keq e ligsht kemi prekur vertet fundin tonë si vend e si popull…
I keq e i poshter ishte sa më s’ka Diktatori por nuk guxoi ama të kishte as vile-bunker ne Surrel, as TV privat,as nen e ligj kunder fjales se lire [te cilin me marifet e mbuloi me ligjin mbi agjitacionin e propaganden]… e gazetaret i quajti kurdohere ushtare e leva besnike te partise e asnjehere llum, plehra e kazane…ashtu ja donte puna, pushteti e ideollogjia e vet e ashtu beri….por joooo o njeri ky i sotmi …paska qene Dreq e Djall bashke…Gogol e Kuceder …frikacak e burracak qe se paska shokun…
Por nejse …mbyllja e emisionit tend nuk eshte as fundi i botes e as vdekja e fjales se lire sikurse as edhe burgosja e izolimi i lirise se fjales i respektuar Adi sepse kete gje nuk kane arritur ta bejne dot as Diktatore shume here me te sofistikuar se ky Koqja yne e qe sot ne shqiptaret fatkeqesisht e kemi ende ne krye…
Fjalen e lirë deri më sot as ka mundur dot e as do të mundet kurrësesi as sot e as nesër ta burgosë, izolojë e ndalojë dot askushi me cfaredo lloj mjeti e mënyre që të guxojë e të endërrojë dhe e di pse….
…Sepse ajo është si puna e simbolit tonë fisnik kombëtar …Shqiponjës …që ka lindur per të fluturuar përjetësisht e lirë në Qiell …pa pyetur fort për ”gjahtaret” me cifte ndër duar që kërkojnë ta qëllojnë, ta vrasin e ti ndalin fluturimin …
Zhaba rron nëpër Mocale e Shqiponja vec në Male ….
A.R.DOSTI
..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



