Zgjidhja po vjen….!
Asnjë formulë politike e gatuar brënda dhe jashtë ketij vendi në mjerim duket se nuk do ta shërojë situatën-metastazë. Të pashpresët me këmbë e duar po braktisin vendin ndërsa vetëm qeveritarë,politikanë , zyrtarë e paraplegjikë vijojnë të popullojnë akoma trojet e Arbrit! Por duket se formula e “harruar”e protektoratit e injektuar 107 vite më parë nga fuqitë e mëdha po riaktivizohet…! Veçse ky riaktivizim jo vetëm injoron totalisht politikën por e bën të dridhet duke e kthyer në një qingj të urtë e të bindur. Dhe është pikerisht investimi amerikano-gjerman në drejtësi që do jetë formula e shpejtë që do aplikohet rrufeshëm në këtë mbarim vjeshte. SPAK e BKH do të bëjnë që aaroganca e politikës shqiptare të bjerë së bashku me gjethet e nentorit 2019!
7 ministra e ish-ministra,5 ish deputetë,disa politikanë VIP dhe familjarë të afërt të tyre si dhe 9 kryepushtetarë lokalë do prangosen brenda 3 ditëve nën dritën e kamerave termike dixhitale që tashmë janë instaluar pranë vilave të tyre. Natyrisht kjo nuk është zgjidhja por është alfa e një alfabeti të gjatë që jo vetem do rikthejë shpresën në këtë vend të vogël por do frikësojë bandë politiko-oligarkike që po vjedh Shqipërinë tash e 29 vite!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



