E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çohu nga varri Odise Paskali, Mirela do mandatosë edhe 4 vjet të tjera kulturën!
Sot

Çohu nga varri Odise Paskali, Mirela do mandatosë edhe 4 vjet të tjera kulturën!


Ti moj Vaçe Zela‎ mos kendo por klith aty ku je. Edhe ti Çesk Zadeja kompozo nje tjeter britme lebetitëse. Ti Odise Paskali cohu nga varri dhe shkembeni vendin me artin dhe kulturen nacionale. Mirela o shoke, Mirela jo ajo e leshta karabinë e arsimit por kjo kumbarja e mediokritetit u riciklua edhe per kater vjet te tjera ministre kulture.
Cohuni ore artiste te vdekur jo nga lavdia por nga perendia dhe shikoni nje tjeter shkaterrim qe ka i ka bere trashegimise sone ministrja jone…
E shkaterroi edhe murrin rrethues te ish residences mbreterore e tashme nje tjeter kafene ka shtrire tentakulat e karigeve, tavolinave, makiatos, alkoolit ne zemer te kryeqytetit.

Nje zone e mbrojtur e trashegimise e klasifikuar Kategoria e Parë u perdhos. Nuk ka me asnje shenje te se kaluares duke tjetersuar identitetin e Tiranes me qoftet dhe xaxiqin e importit. Ngjitur me ish pallatin e pioniereve zgjatet Kalaja e Tiranes ku brenda saj po ndertohet nje treg antikuaresh, arkitektura e te cilit stonon me te djeshmen.
Zona perreth Akademise se Shkencave e deri poshte Galerise se Arteve eshte zone e mbrojtur ku askush nuk duhet te mendoje e jo te guxoje te shkaterroje trashegimine por Mirela, jo karabina e arsimit por kjo matrallozja e kultures po ia shkul dhembe e dhemballe nofulles se siperme te Tiranes qe dikur dukej e bukur dhe estetike ndersa tani te shembellen me pacientet e klinikes dentare qe ka per pronar nje stomatolog te diplomuar te ish universiteti “Vitrina‎”.
Kontaktova me ministrine e kultures por shoqet e Mireles ishin te ngazellyera dhe mbytur nga emocionet e rikonfirmimit te ministres se tyre te vjeter te re. Nuk flisnin dot, nuk prononcoheshin dot. Qendronin te gjitha ulur me bythe ne toke dhe duartrokisnin si ne haremet otomane, sulltaneshen e tyre qe kercente e perdridhej veshur me xixa, me shkelqime e me varqe.
‎Flitet qe Edi Rames ia kerkoi Taxhikistani Mirela Kumbaron por ndryshe nga presidenti i Barcelones Josep Bartemeu qe u tregua i dobet dhe shiti Neimarin, Edi e mbajti per vete Mirelen. E mbajti per vete, jo per ne. E mbajti per vete, jo per kulturen dhe trashegimine tone!/PUBLIK.live

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.