E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Titi i Bindjes dhe dhe As-i i Ramës
Sot

Titi i Bindjes dhe dhe As-i i Ramës

Kryetarit të Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi, sot i ka ardhur goja dhe flet për “zgjedhje të parakohshme”, që di ta lexojë mirë dhe drejt raportin e OSBE/ODIHR dhe se ato zgjedhjet e 30 qershorit nuk i njeh. Nëse do merren të pastra sikurse i shkruan, ai ngre shqetësime parimore, në mbrojtje të votës së lirë, në kërkim të rikthimit të sistemit demokratik dhe ofrimit për qytetarët zgjedhje me mundësi përzgjedhje.

Patozi fatkeqësisht është me dubëlpersonalitet. Një pjesë e tij është Titi…, ai njeriu që kërkoi të shpëtojë kryeministrin Edi Rama për të legjitimuar zgjedhjet (votimet) e 30 qershorit. U regjistrua jashtë afateve ligjore në KQZ dhe me një vendim të dyshimtë nga gjykata. Për këtë ndihmoi Biba dhe anëtarët e tjerë në komision. Synoi jo të bëhet “lider” i opozitës (që nuk kishte asgjë të keqe nëse ndodhte), por një patericë e fortë e një pushteti me moral të degraduar.

Me futjen e tij në zgjedhje u tentua të paraqitej një mirazh për të pastruar imazhin kryeministrit. Ky qe qëllimi, sa u arrit, këtë e tregojnë votat e marra. Fort e tmerrshme po të mendohet thellë. Më 30 qershor, në 30 bashki të vendit merrnin pjesë dy subjekte, Partia Socialiste dhe Bindja Demokratike, por Patozi me partinë e tij doli i treti.

Në vendin e parë sikurse pritej dhe nuk diskutohehej ishte Partia Socialiste, në vendin e dytë u “renditën” votat e pavlefshme dhe në të tretin Bindja Demokratike e Patozit. E pandodhur në ndonjë vend normal, ku nga dy subjekte garuese të dalësh i treti…! Por koha ikën dhe pjesa tjetër e “dypersonalitetit”, i thërret arsyes dhe kërkon norma shoqërore, të drejta ligjore dhe një demokraci funksionale.

“Nëse duam që raportin e OSBE/ODIHR-it ta lexojmë me realizëm duhet të nisim që sot betejën për zgjedhje të parakohshme, sepse nuk ka më dilema për kalbëzimin e plotë të “Rilindjes”, si filozofi dhe si praktikë qeverisëse”-shprehet Patozi në një reagim në rrjetet sociale. Më tej ai vijon me deklarata të një “burri të urtë mjekërthinjur” dhe me moral të lartë. “Ne nuk kemi nevojë edhe për një palë zgjedhje të tjera të dështuara për t’u bindur se komisionet e votimit dhe të numërimit, duke filluar që nga KQZ-ja, nuk mund të lihen prapë në mëshirën e miilitantëve politikë dhe për këtë mjafton të lexojmë raportin e fundit të OSBE/ODIHR-it”-thotë Patozi.
Kritikon KQZ-në, atë institucion në varësi të Ramës që e regjistroi jashtë afateve ligjore, i quan zgjedhje të dështuara, por vetë ishte pjesë e një skenari ogurzi, që për fatin e qytetarëve shqiptarë nuk shkoi deri në fund. Astriti ka aftësi që ndryshe të flasë dhe ndryshe të veprojë.

Në momentin që ai artikulohet nëpër studio, apo shkruan, është pjesa tjetër e emrit “As”, por kur vepron është thjesht një “Tit” që plotëson ca vende të lëna bosh nën oazin e pushtetit. Këtë radhë thjeshtë doli “Titi” i Ramës që u përdor prej kryeministrit si Asi nën mëngë, por përfundimisht shkoi si letër e pa vlerë bixhozi, ndoshta si “derri maç” që i mbeti Ramës.Boldnews.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.