E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllja e bizneseve, reagon Jorida Tabaku: 40 biznese mbyllen në ditë prej taksave
Sot

Mbyllja e bizneseve, reagon Jorida Tabaku: 40 biznese mbyllen në ditë prej taksave

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas lajmit të mbylljes së bizneseve në Shqipëri. “40 biznese mbyllen në ditë prej taksave”, shkruan Tabaku. Kjo sipas saj vjen nga taksat e gjobat e shumta dhe nga shitjet e pakta.

Më tej ajo ironizon prezantimin e qeverisë së re ditën e djeshme në Asamblenë socialiste, duke e quajtur “kryeministri i fytyrave të vjetra dhe qeverisë së vjetër”.

Ja reagimi i plotë i Tabakut

40 biznese në ditë mbyllen prej taksave!

Një dite pas bujës dhe spektaklit që na ofroi kryeministri i fytyrave të vjetra dhe qeverisë së vjetër, na vijnë të dhenat e fundit mbi bizneset që mbyllen në vend. Falë kontributit të qeverisjes deri më tani, 40 biznese në dotë, 1200 në muaj (18 000 në një vit) mbyllen prej taksave të larta, gjobave të qeverisë dhe korrupsionit.

Prandaj sado dhe sido që te arnohet qeveria e re, nuk mund të fshihet krizën ekonomike që përjetojnë bizneset. Kanë më pak të ardhura, më shumë taksa, më pak shitje dhe më shume gjoba e korrupsion. E njëjta muzikë si me investimet e huaja, më pak siguri dhe më pak investime dhe një ekonomi pa konsum. Deri më tani mbi 20 mijë punonjës në muaj mbeten pa të ardhura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.