Turma ka nevojë për hallvë dhe Fevziu është hallvaxhiu me kazanin më të madh firmato në media
Agim Basha
Opinioni im per “Opinionin” e Fefziut.
Sipërmarrja me e suksesëshme ku është shpalosur klientelizmi politikë-gazetari dhe promovimi i mediokërve të dobishëm.
Tek Fevziu është gatuar shume baltë , shtirje , mashtrime , delirime, kurbane , hallvë. Aty hajduti ka impersionuar me fjalimet kundër vjedhjes, vrasësi ka habitur me dashurinë për vlerën e jetës , i korrupturi ka bombarduar korrupsionin, eunuku ka këshilluar për seksin, materialistët kanë befasuar me altruizmin e tyre.
Aty është bërë edhe paradë mode Nga “opinioni” i Fefziut kanë fituar para butikët , floktoret , dyqanet e floririt , shitësit e celularëve .Meqë jemi tek celularët , një nga fevzizmat e spikatur ka qenë mbajtja e celularëve në dorë , një tregues domethënës i varfërisë mendore dhe varësisë së llafazanëve me pagesë.
Por nuk kanë munguar intelektualë dhe shqiptarë të mençur , burra e gra dinjitoze , me karakter të mirë , me kulturë e dije të lavdërueshme, por janë “ftuar ” shumë rrallë , më shumë nga “halli” , që hallva mos të bëhet baltë. Turma ka nevojë për hallvë dhe politika ja ka plotësuar oreksin , ka zgjedhur hallvaxhinjë firmato..
Dhe për ta mbyllur , se i dhash shumë kohë; Fevziu është hallvaxhiu me kazanin më të madh në media dhe me shkopin e tij e përzien herë nga e djathta në të majtë , e herë…. Njerëzia e shohin , dëgjojnë , mbajnë aromën e hallvës , por as hallvë nuk ja dalin të hanë. Është hallvë Televizori .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




