E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
USA eliminon edhe një tjetër kryeterrorist
Bota

USA eliminon edhe një tjetër kryeterrorist

Pas eleminimit të liderit të ISIS, Abu Bakr Al Baghdadi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vrarë edhe liderin e degës së Al Qaedas në Jemen, Qassim al-Rimi.

Sulmi në fjalë është ndërmarrë gjatë muajit janar pas një ndjekjeje prej disa muajsh.

Sipas “New York Times”, vrasja e tij është kryer ditë më pare, por autoritetet amerikane kanë pritur konfirmimin e plotë për ta bërë më pas publik.

Sipas Washingtonit, vrasja e al-Rimi është një goditje e fortë për grupin terrorist.

Në nëntor, CIA mori informacione për vendndodhjen e Al-Rimi, ndërsa u angazhuan drone survejues për ndjekjen e tij.

Në vitin 2017, ai i dërgoi një video-mesazh presidentit Donald Trump ku kërcënonte me sulm ndaj SHBA-ve pas një sulmi ushtarak amerikan në një bazë të Al-Qaedas në Jemen, sulmi i parë ushtarak nën presidencën e republikanit.

Al-Rimi është një veteran I Al Qaedas dhe ndër më aktivët pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Ai ishte dënuar me 5 vjet burg në Jemen për tentative vrasje ndaj ambasadorit amerikan atje, por pas një viti arriti të arratisej nga burgu.

Për kokën e tij, qeveria amerikane kishte vendosur një çmim prej 10 milionë dollarësh.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.