Agim Bajrami /Një poezi gjeneralit të vdekjes Napolon Zerva
Ju ftoj te lexoni nje nga poezite me te bukura te letersise shqipe, e pashoqe nga fuqia e fjales, rrenqethese per dhimbjet qe kane kaluar shqiptaret e krahines se Çamerise, dedikim dhe stigmatizim per kriminelin grek Zerva qe masakroi me shume se hitlerianet, me shume edhe se bishat e egra. Autori eshte poeti çam, miku yne i nderuar, zoti Agim Bajrami.
Eshte nje poezi qe jo vetem duhet shperndare, por duhet perkthyer ne disa gjuhe, sigurisht edhe ne greqisht. Do jete shume here me e fuqishme se çdo organizim dhe aktivitet tjeter jo vetem per çeshtjen çame, por per çdo padrejtesi te bere ne kurriz te popujve. Eshte nje poezi qe, me menyren e ndertimit te saj, si dhe shprehjen e fuqishme dhe koncize te dhimbjes per realitetin e ashper, mund te kthehet fare mire ne nje himn per paqen! Eva Ceci
Gjenerali i vdekjes
– Meditim mbi fotografine e gjeneralit grek Nawpolon Zerva komanduesit te masakrave ndaj popullsise çame –
Ti kishe nje mjeker te gjate gjeneral…
Nje mjeker e tille mund t’i shkoje veç nje djalli!
Thone se ajo zgjatej e behej si litar
Sa here qe varrosje femije per se gjalli!
Ti kishe zemer te zeze gjeneral…
( Nje zemer e tille eshte frymezuese gjemash )
Thone se ajo rrihte me ritem fatal
Sa here ngulje thikat mbi barqe nenash!
Ti kishe sy te akullt gjeneral…
Te tille sy mund te kete vetem varri.
E vrave Filatin ,e poqe ne zjarr
Me nje trill prej te marri.
Ti vije ere te ndyre gjeneral
Thone se ajo te kish hyre gjer ne gjak.
Ish era e kufomave qe i rripje ngadale
Dhe ato po merrnin tashme hak.
Ti ishe thjesht nje vrases gjeneral…
Nje vrases s’di te qeshe dhe te qaje.
Paramithia e mbytur ne tmerr dhe llahtare
Ende leshon klithma dhe vaj.
Ti ngjaje me nje ujk ne gjithçka gjeneral
Dhe pse kishe grade dhe spaleta.
Si le fisit tim asnje rrenje pa ja vrare,
Ne Çameri u be kohe qe s’qesh jeta.
Ti je nje asgje tashme gjeneral…
Nje grumbull prej eshtrash te nxira,
Rrethuar prej dheu dhe krimbash vandale
Dhe ankthit qe mbjell erresira.
E di gjeneral qe aspak sje penduar,
Vec une po te them pa u mekur:
Gjithe te vraret e mi te mallkojne pa pushuar
Dhe kjo s’e nderon nje te vdekur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


