E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Infektohet predikuesi mysliman që e quajti koronavirusin “ndëshkim i Allahut”
Publik News

Infektohet predikuesi mysliman që e quajti koronavirusin “ndëshkim i Allahut”

Një studiues islamik me bazë në Iran është infektuar me koronavirus vetëm pak ditë pasi e quajti pandeminë si “një ndëshkim i Allahut ndaj kinezëve”.

Në 28 shkurt, predikuesi shia, Hadi Al-Modarresi tha se koronavirusi ishte një ndëshkim i Allahut për mënyrën se si kinezët kanë trajtuar ujgurët myslimanë.

“Është e qartë që përhapja e virusit është akt i Allahut. Si e dimë ne këtë? Filloi të përhapet në Kinë, një vend i lashtë, popullsia e të cilit përbën një të shtatën e njerëzimit. Autoritetet në atë vend janë tiranikë, ata vendosën në arrest shtëpiak më shumë se një milion muslimanë.

Islami i ndaloi njerëzit të hanin insekte, por [kinezët] talleshin me këtë çështje”, tha ai.

Megjithatë vetëm pak ditë më pas, ai u shfaq me maskë në fytyrë, duke thënë se ishte prekur nga koronavirusi.

Në videon e postuar në twitter, pas lutjes shkruhet se shëndeti i Hadi Al-Modarresi është përmirësuar ndjeshëm falë Zotit.

dgerthe4j4j.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.