Vdes një fëmijë nga tërmeti në Kroaci
Një fëmijë 15 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e tërmetit që goditi Kroacinë mëgjesin e sotëm, raportojnë mediat kroate.
“Një ekip mjekësor shkoi në terren dhe gjeti nën rrënoja të një ndërtese një fëmijë që më nuk kishte shenja jete”, ka thënë Instituti i Mjekësisë në Zagreb.
Sipas raportimeve në Kroaci, Zagrebi u godit nga 3 tërmete të fuqishme në mëngjes, ndërsa situata u bë më e vështirë për shkak të rrezikut nga përhapja e kronavirusit.
Qytetarët janë të frikësuar por edhe të hutuar sepse u është thënë që të rrinë në shtëpi për shkak të rrezikut nga përhapja e virusit ndërsa të tjerët u kanë thënë që të rrinë jashtë. Situatën e bën më të vështirë edhe moti shumë i ftohtë për këtë kohë.
Ministri i brendshëm i Kroacisë Davor Bozhinoviq u ka thënë qytetarëve se, pa marrë parasysh tërmetit, të mos harrojnë të mbajnë distancë mes njëri tjetrit së paku 2 metra sepse, siç është shprehur ai “virusi nuk njeh termet”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



