E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kroacia hap kufijtë me dhjetë vende
Publik News

Kroacia hap kufijtë me dhjetë vende

Kroacia ka hapur kufijtë me 10 vende në kuadër të lehtësimit të masave kundër pandemisë.

Shteti i Kroacisë ka hapur kufijtë me 10 vende pas mbylljes nga pandemia Covid-19.

Bëhet fjalë për Çekinë, Hungarinë, Austrinë, Estoninë, Lituaninë, Letoninë, Poloninë, Slloveninë, Gjermaninë dhe Sllovakinë, të cilat mund të hyjnë në territorin kroat, me kushte të njëjta sikurse para pandemisë.

Megjithatë, ata duhet të përmbushin rekomandimet e Institutit kroat të Shëndetit Publik lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq u shpreh se qytetarët e këtyre vendeve që hyjnë në Kroaci, do të regjistrohen dhe do t’ju merren të dhënat për vendin e qëndrimit, numrat e telefonit dhe adresa e postës elektronike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.