E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PËR DHUNUESIT 1 QERSHORIT!
Sot

PËR DHUNUESIT 1 QERSHORIT!

Festat, shoqëria njerëzore i ka shpikur për të pasur arsye për t’u bërë bashkë dhe për t’u ndjerë të barabartë të paktën në një ditë të vetme. Sado të ndryshëm të jenë njerëzit, të pasur apo të varfër, festat kombëtare apo ndërkombëtare i sheshojnë këto ndryshime për një ditë dhe njerëzit i kujtojnë njëri-tjetrit se kanë lindur të barabartë përpara Zotit dhe në një shoqëri ideale, duhet të ishin të tillë çdo ditë të Tij!

1 Qershori është “Dita e Fëmijëve” për më tepër se 50 vende të planetit që prej vitit 1950.

Gjatë regjimit komunist, meqë fëmijët tanë ishin më të lumturit në Botë, 1 Qershori u shpall festë kombëtare. Ky konvencion është përcjellë edhe në ditët që (mbi) jetojmë.

Ende 1 Qershori quhet Festa e Fëmijëve!

Ah, sa mirë do të qe, po të ishte vërtetë një festë!

Në përpjekje për të maskuar preokupimet, problemet dhe hallet e përditshmërisë, prindërit përfitojnë nga pafajësia e fëmijëve të tyre dhe në 1 Qershor, me marrëveshje, shtiren sikur vërtetë ka arsye për të festuar… dhe bëjnë mirë! Ata kanë kuptuar se e vetmja periudhë e ekzistencës ku mund të jetohet pa preokupime është fëmijëria! Ata sakrifikojnë që në mos një fëmijëri të lumtur, t’u japin fëmijëve një iluzion të tillë! Të paktën për një ditë!

Në një kuptim, 1 Qershori është shprehja më hipokrite e një individi apo shoqërie të ditëve të sotme në raport me fëmijët e tyre!

Në 1 Qershor, fëmijëve u blihen dhurata, lodra, ëmbëlsira!

Në 1 Qershor, fëmijët përjetojnë një ditë që nuk duan të mbarojë, por medet, ajo zgjat pak, vetëm një ditë… Fëmijët duhet të presin ditëlindjen e tyre apo 1 Qershorin tjetër për t’ia kaluar kaq bukur sa sot!

1 Qërshori u shërben edhe prindërve. Rrejshëm, tek shohin fëmijët e tyre që u gëzohen dhuratave, që lozin e qeshin, ata vënë shpirtin e tyre në paqe me mendimin se kanë bërë maksimumin për lumturinë e fëmijëve të tyre!

A është e vërtetë kjo?!

A kemi bërë maksimumin për fëmijët tanë?!

A jemi të bindur se e ardhmja e tyre do të jetë minimalisht kaq e jetueshme sa e tashmja apo e shkuara jonë?

Kam frikë se jo!

Sepse ne, të rriturit e sotëm, kemi një problem të madh, ne tolerojmë të keqen dhe gënjejmë veten kur mendojmë se e fshehim atë. Në fakt, nuk e fshehim, ne e akumulojmë të keqen dhe ia bëjmë atë “peshqesh” brezave që do vijnë! Ne veprojmë si ajo “nikoqirja fallco” e cila fshin dhomën dhe plehrat i fut poshtë tapetit!

Ne po jetojmë keq vetë dhe po projektojmë një të ardhme edhe më të keqe për fëmijët tanë!

Ne jemi sipërfaqësorë! Ne jemi hipokritë! Ne jemi frikacakë! Ne jemi burracakë!

Ne lejojmë një grup të vogël njerëzisht të vjedhin të tashmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!

Cilët janë ata?! Janë pushtetarët, janë ata që sot kanë nxituar që në mëngjes herët, të shkruajnë urimet e tyre të ndiera për 1 Qershorin e fëmijëve të Shqipërisë!

Është kurth miq! Është tallje! Është pafytyrësi! Është valium!

Ata urojnë gëzim e lumturi për 1 Qershorin dhe për gjithë jetën, vetëm për fëmijët e tyre! Lumturinë që ata dhe fëmijët e tyre e gëzojnë sot me shpenzimet tona dhe do ta gëzojnë edhe nesër, me shpenzimet e fëmijëve tanë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.