E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Me top pa top, barazimin në xhep!”- Artan Fuga: Ndeshje në kushte Covid-19, loja pa publik!
Sot

“Me top pa top, barazimin në xhep!”- Artan Fuga: Ndeshje në kushte Covid-19, loja pa publik!

Akademiku Artan Fuga, ndërsa ka folur për Kodin e Ri Zgjedhor, tha se i gjithë thelbi është nëse do të ketë elektorati të drejtë të zgjedhë deputetët e vet apo ata do t’i emërojnë si më parë kryetarët e partive.

Me një shënim në facebok, Fuga thotë se të gjitha ndryshimet e tjera nuk sjellin asgjë në thelb, ndërsa ka ironizuar edhe me deklaratën e ambasadores amerikane, e cila u shpreh dje  “se topin e ka opozita por golin e bën qeveria”.

 

fuga

“Lojën me top opozita, golin qeveria! Ndeshje në kushte Covid19 : loja pa publik!”, thotë mes të tjerash Fuga.

Postimi i plotë:

Kodi Zgjedhor: me top pa top, barazimin në xhep!

—————

Lojën me top opozita, golin qeveria!

Ndeshje në kushte Covid19 : loja pa publik!

Reforma e Kodit Zgjedhor ka vetëm një pikë:

A do të ketë elektorati të drejtë të zgjedhi deputetët e vet apo ata do t’i emërojnë si më parë kryetarët e partive?

Kaq, është thelbi sot. Laj thaj!

Te gjitha ndryshimet e tjera nuk sjellin asgjë në thelb!

Thoni ja ku keni Kodin Zgjedhor me të cilin u vodhën votat dhe i keni rënë dy vjet rresht këmbanave të Bild-it, me këtë do hyjmë në zgjedhje sepse barazimin e kemi në xhep, në mos deputetë në qeverisje, deputetë opozitarë do të jemi, por mos flisni për reformë!

Aaaaaaaa, fajin na e paska vetëm Edi Rama kurse ligjet nuk paskan rëndësi?!

Epo mirë atëhere, gjeni një kryeministër zemërmirë, ëngjëll, fisnik, dhe hiqini të gjitha ligjet se kështu asnjë prej tyre nuk paska pikën e rëndësisë!

Cfarë mendësie prej hordhie që do shefin e mirë dhe asnjë normë rregullatore.

Mesjetë!

Shoh që në mbrojtje të listave me emërim nga kryetarët dalin vetëm ata që shpresojnë se do të jenë në këto lista!

Kulmi i amoralitetit politik!

Kur të mos e gjejnë veten në listë do thërrasin : Lista të hapuraaaaa!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.