E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush  gënjen më  shumë  ministri apo  Kryeministri
OP-ED

Kush gënjen më shumë ministri apo Kryeministri

Ministri gënjen. Kryeministri gënjen. Ky vend është katandisur në një derexhe të tillë saqë të gjithë s’e kanë problem të thonë dhe gënjeshtrën më të madhe, pa iu dridhur qerpiku.
Sa mashtrues, apo i paaftë (s’po e gjejmë dot kush prevalon) duhet të jesh që të pranosh që futja e një takse të re të ndikojë te biznesi informal? Biznesi informal prandaj quhet informal pikërisht sepse s’është pjesë e taksave fare. Se nuk do t’ia dijë për taksat fare.
Sa herë që ngrihen taksat, ato prekin vetëm biznesin e ligjshëm që paguan taksa. Asnjë tjetër.

Dhe TVSH është një taksë që po iu shtohet biznesit të ligjshëm. Një taksë që ose do të rrisë çmimet me 20%, ose do të do të shfarosë gjithë biznesin e vogël, të ndershëm e që paguan taksa, sepse do të jetë e papërballueshme për ta.

Fiksojeni!! Kjo që po ndodh, nuk është thjesht masakër ndaj biznesit të vogël, kjo është shfarosje në masë. Sepse tregu funksionon si zinxhir ushqimor. Biznesi i vogël është vetëm fillimi. Kur biznesi i vogël të jetë shuar, ashtu siç pritet me 70-80%, rradhën e kanë pikat e shumicës. Sepse ato janë të parat në rradhë që ushqeheshin nga biznesi i vogël dhe të mbetura pa “ushqim” do të fillojnë të vdesin nga mos-ushqyerja.
Dhe kështu me rradhë derisa në fund të mbeten vetëm importuesit e mëdhenj dhe supermarketet e mëdhaja, të cilat do të ndajnë gjithë tregun bashkë dhe do të zhdukin çdo gjë në mes dhe rrotull tyre.
Plani është që në fund të gjithë të shkojnë të blejnë tek supermarketet e mikut të Kryeministrit, Samir Manes, që janë brenda Qendrave Tregëtare që do ndërtohen me lejet e dhëna nga Lali €ri dhe ku malli është marrë direkt nga Vilma Nushi..

Ky është plani.
Fiksojeni! Këta nuk po luftojnë informalitetin, këta po konstruktojnë një realitet të ri tregu, ku çdo gjē e kontrollojnë ata.

Të gjithë ata që nuk e kanë ndarë të ikin në Gjermani, bëjnë mirë të dalin në shesh përpara se të jetë shumë vonë.|#thurje

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.