Dëshmi tronditëse e gazetarit Vezaj/ Ja çfarë po ndodh me çështjen Shullazi dhe roli i zv/ ministrit të ri
Gazetari Flamur Vezaj ka bërë publike sot një dëshmi tronditëse që lidhje me kërcënimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Sipas gazetarit të kronikës, në zgjedhjet e bëra për rektorin e Universitetit ishin gërshetuar shumë interesa ekonomikë, por sidomos ajo e pronësisë së fushës tek Qyteti Studenti.
Sipas gazetarit Vezaj, në këtë pazar është përfshirë edhe zv/rektori sot zv/ministri i Arsimit Ervin Demo, i cili kishte premtuar se nëse Mynyr Koni nuk do të zgjidhej rektor i Universitetit të Tiranës, atëherë fusha e zezë në Qytetin Studenti do ti kthehej ‘pronarëve’.
Kush gënjeu në Gjykatë dhe pse u kërcënua Koni!?
Sipas dëshmive të dhëna në prokurori të këtyre personazheve të rastit E. Shullazit! Veç humbjes së kujtesës nga pedagoget për personazhin Shullazi të tjerat kanë qenë në sinkron! Dhori Kule: …Pas kërcënimit fola ne telefon me E. Ramen dhe ai me lidhi me S.Tahirin dhe me pas bashkë me L.Nikollen, H.Cakon e E.Hodaj u takuam ku me premtuan qe do ta zgjidhin kete problem! Tahiri me tha do ta mbyll une kete problem! Dy ore pas takimit ka dal S.Berisha ne konference per media!…
M.Koni: …Pas kercenimit kam fol me familjen, me pas me L.Nikollen dhe brenda pak minutaah me ka marr kancelari e me ka thene se do takohemi me M.Brendshem me te cilin jam takuar e i kam treguar ngjarjen ku ishte edhe L.Nikolla, H.Cako e E.Hodaj qe mbanin shenime ato qe thoja. Me pas kam paraqita doreheqjen nga kandidimi por nuk u pranua!
Rreth dy ore me pas S.Berishen doli ne media e beri publike…
L.Nikolla: …Me mori Dh.Kule ne telefon dhe me tregoj kercenimin dhe me pas bashke me S.Tahirin, H.Cakon e E.Hodaj kemi takuar profesoret qe i premtuam se do te ndjekim rrugen ligjore!….
Pas daljes se S.Berishes ne konference policia kerkon nga E.Shullazi te paraqitete ne Polici e ai nuk merr mundimin dhe pas kesaj zyrtaret e larte e dergojne te rruga “Kavajes” zv/drejtorin e Policise se Tiranes dhe me qetesi e dashuri (kamerat e trupit nuk filmonin) e sjellin Shullazin te policia! Pas disa telefonatave me debate e ze te larte nga brenda drejtorise, aty rreth ores 22:45 shkon urdheri i Prokurorise per Krime te Renda per ndalimin e Shullazit! Edhe per kete pjese ka pas debate qe tashme i kam thene dhe perfundimisht Shullazi mbeti ne qeli!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



