E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Roberto Benigni| Mos kini frikë të vuani, e gjithe bota vuan…, por jini të lumtur DUKE LEXUAR NJË LIBËR
Uncategorized

Roberto Benigni| Mos kini frikë të vuani, e gjithe bota vuan…, por jini të lumtur DUKE LEXUAR NJË LIBËR

Me qetësi, mos u nxitoni!

Mos filloni të shkruani menjëherë poezi dashurie, sepse janë më të vështirat, prisni të paktën nja 80 vjet që të shkruani.
Shkruani për tema të tjera, për tema si deti, era, një kalorifer, për një tramvaj me vonesë.
Nuk ekziston aspak një gjë më poetike sesa një gjë tjetër.

Poezia nuk është jashtë, është brenda!
Poezia je Ti! Vishini mire poezitë, kërkojini mirë fjalët.
Duhet t’i zgjidhni fjalët… ndonjëherë të duhen 8 muaj për të gjetur një fjalë të vetme.
Filloni ë zgjidhni, sepse bukuria ka filluar kur dikush mësoi sesi të zgjedhë. Dashurohuni!
Dashurohuni, nëse nuk dashuroni është gjithçka e vdekur!
Kur dashuron gjithçka bëhet e gjallë, lëviz, ndizet lumturia, shpërthen kënaqësia. Jini edhe të trishtuar dhe të heshtur me madhështi.
Fryjini në fytyrë njerëzve lumturinë! Për të përcjellë lumturinë, duhet të jesh i lumtur.
Edhe për të përcjellë dhimbjen duhet të jesh… i lumtur!
Jini të lumtur! Duhet të vuani, të ndjeheni keq, të lëndoheni.
Mos kini frikë të vuani, e gjithë bota vuan! Edhe nëse nuk i keni mjetet e nevojshme për të krijuar një poezi, vetëm një gjë është e nevojshme “Gjithçka”.
Mos kërkoni “të renë”… E reja është gjëja më e vjetër që ekziston.
E nëse nuk gjen pozicionin e duhur për të të ardhur vargjet… shtrihuni në tokë…
Sepse, shtrirë vështrohet qielli. Shikoje çfarë bukurie…! Poetët nuk shikojnë… vërejnë, vështrojnë!
Bëjini fjalët të iu binden!
Nëse fjala “mur” nuk iu dëgjon… mos e përdorni më… për 8 vjet… që t’i bëhet mend për herën tjetër.
Kjo është bukuria!
*Poezia je ti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.