Ky është pronari i shtëpisë ku u gjetën 4 ton kanabis dhe që u arrestua
Një sasi e madhe kanabis sativa është gjetur në një vilë në Babicë të Vogël, në Vlorë. Vila mësohet se ndodhej në një zonë ku ishte e vështirë të shkohej me makinë të vogël, si dhe nuk kishte asnjë shtëpi tjetër pranë.
Ajo i përkiste Armand Koçerrit, një infermieri nga Vlora, i cili duket se punën e kishte vetëm për të mbuluar trafikun.
Siç mësohet Koçeri e kishte lënë shtëpinë e tij që të mbushej me drogë. Në dhomat e vilës së tij, u gjetën rreth 4 ton kanabis sativa i paketuar dhe i bëri gati për tu transportuar për në Itali.
Deri më tani vetëm ky person është i prangosur, ndërsa dy të tjerë janë të shoqëruar, por ende nuk ka një urdhër arresti ndaj tyre.
Lajmi është bërë i ditur në një konferencë për mediat nga zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj.
Pjesë nga deklarata e Rebani Jaupaj:
Në përfundim të veprimeve, Policia ka arrestuar si posedues të drogës shtetasin Armando Koçerri, 31 vjeç, banues në Babicë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike si edhe një mjet lundrues gomone në pronësi të Ferdindand Habilaj, me prokurë përdorimi nga Moisi Habilaj, një armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh pistolete dhe automatiku.
Ndërkohë po vijojnë veprimet për sekuestrimin e pasurive me burim të dyshimtë për personat e implikuar.
Në ambientet e Policisë Vlorë janë shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë, si edhe po vazhdojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj dosje kriminale.
Hetimet po vijojnë intensivisht ne bashkepunim me organin e akuzes dhe partneret ne nivelin e nje operacioni nderkombetar per dokumentimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale dhe kryerjen e veprimeve te percaktuara qartesisht ne ligj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


