E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ Arrestohen katër persona pasi vidhnin karburant
Uncategorized

Vlorë/ Arrestohen katër persona pasi vidhnin karburant

Bëhet me dije se ditën e sotme janë arrestuar nga Policia e Vlorës në kuadër të një operacioni që ka zgjatur për 9 muaj. Në njoftimin zyrtar policia është shprehur se 4 të arrestuarit vidhnin karburant në zonën e Bypasit në qytetin bregdetar.

Njoftimi i plotë i policisë:
Finalizohet pas një hetimi 9-mujor, operacioni policor i koduar “By Pass”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 4 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë ”Arrest në burg”, si dhe u shpallën në kërkim 2 persona që nuk u gjendën gjatë operacionit.

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, për shtetasit B. L., 35 vjeç, T. M., 33 vjeç dhe M. Ll., 25 vjeç, banues në Vlorë.

U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, për shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit D. S., 26 vjeç dhe H. B., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur karburant në mënyrë të vazhdueshme në mjetet e parkuara në kantierin e ndërtimit të By Pass-it në Vlorë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.