Kur gomarin e bën mbret, nuk të shan, por të vret !
Ened KUKA
Kjo fjalë e urtë do të përshtatej shpejt si slogan i Shqipërisë. Kam dëshirë ta analizoj këtë fjalë të urtë, në kurriz të vendit që jetoj. Në fund të fundit për një përqindje të madhe është reale. Kjo fjalë e urtë ishte filozofia që na robëroi për 50 vjet, të cilat i cilësojmë me emrin diktaturë dhe u bënë 20 vjet pjesë e filozofisë me emrin demokraci.
Do të na ndjekë gomarllëku për një kohë të gjatë. Por e gjitha kjo, ka një ngërç sepse jemi ne që vendosim një gomar mbret. Prandaj, të analizosh përse gomari vret dhe nuk shan, duhet të shqetësohemi për kopenë e derrave që e bën mbret. Viktor Hygo ka thënë ” Që nga padituria, shpeshhere vjen guximi “.
Guximi në vetvete është mposhtje e frikës ose njohjes së saj. Mendoj se frika na sundon, dhe po nuk e kontrolluam na shkatërron. ” Kushdo do të kishte dëshirë të bëhej mbret, përveç të ” diturit ” – Shopenhauer.
Ndonjëherë mendoj që është e qëllimshme, përse postet e larta ia lënë në dorë gomerëve, sepse ka një shtrat të madh justifikimesh për të ardhmen. I dituri dëshiron të jetojë në hije, sepse e di që hija është forca e vërtetë, por dritën e sheh ai që është më lart, e në këtë rast gomari shijon . . .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


