E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jani Malo/ TRUTË E GOMARIT
Uncategorized

Jani Malo/ TRUTË E GOMARIT

Në Shqipërinë tonë Vetingun e kanë kapur nga të dy veshët: njëri klan e tërheq poshtë që ta pengojë, ndërsa klani tjetër e ngre lart që ta shpejtojë.

Të parët i tremben drejtësinë që do vijë, ndërsa të dytët kanë frikë drejtësinë që është.
Të tre klanet – përfshi edhe vetë drejtësinë – e kanë trashur shumë zullumin, kanë frikë burgun dhe duan të shpëtojnë kokën.
Ka edhe një palë të katërt, shumë më e madhe në numër, që nuk ia ka haberin fare kësaj pune. Ajo vërtet është jashtë klaneve, por ka 30 vjet që vërtitet qorrazi brenda një hapsane gjigande pa dyer, nga e cila, që prej ca vitesh, mund të hyjë e të dalë sa herë të dojë, vërtet pa viza në pasaportë, por edhe pa brekë në bythë.
Kjo pala e katërt duhet të quhej popull, por është veçse turmë, sepse ajo, sipas rastit, qan apo duartroket, qesh apo shan ashtu në tym, pa i dhënë dum asgjëje, sepse i kanë hedhur trutë e gomarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.