E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari investigativ: Për Edi Ramën ka një video me zë dhe figurë
Uncategorized

Gazetari investigativ: Për Edi Ramën ka një video me zë dhe figurë

Sulmi i kryeministrit, Edi Rama, ditën e sotme, ndaj gazetarëve është një inskenim për të larguar vëmendjen nga çështja themelore që lidhet me dosjen “Habilaj” dhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari investigativ, Artan Hoxha në Facebook, i cili thekson se halli i vërtetë i kryeministrit Rama është tjetër kund, tek videot e regjistruara me zë dhe figurë.

“Halli i vertete i kryeministrit eshte tjeter kund, te videot e rregjistruara me ze dhe figure. Aty s’te ndihmojme dot o pronar-Drejtor-kryeredaktor i te gjitha mediave ne vend. Urime per fitoren e sotme zoti kryeminister, …. por mos harro, qofte edhe njeri nga ne te mbetet ne kembe gjithnje do gjendet nje media brenda apo jashte vendit ku do shfaqet ajo video me ze dhe figure…”, shprehet Hoxha në një postim në faqen e tij në Facebook.

Nuk dihet ende se për çfarë video është fjala, por kujtojmë se së fundi kanë qarkulluar shumë zëra që flasin për ekzistencën e një fotografie të një ministri aktual me Habilajt, si dhe të përgjimeve të një kryebashkiaku me kriminelë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.