Rama te “Zonë e Lirë”:Mona u sos tepsia…
Eh mor Lul, thashë se u bëre burrë, por prapë lule më lule mbete.
Rama: Bashës, fli gjumë vlla; Kryemadhit, motra ishe, motra mbete; Metës, me qetësi dhe dashuri; Veliajt, mos dil në televizor sikur je jashtë shtetit
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot mesazheve të improvizuara të Berishës, Bashës, Metës, Kryemadhit
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot mesazheve të improvizuara të Berishës, Bashës, Metës, Kryemadhit dhe Tahirit gjatë emisionit “Zonë e Lirë”.
Rama është treguar ironik me Bashën dhe Berishën, ndërkohë që Metës i ka kujtuar shprehjen “me qetësi dhe dashuri”.
Sali Berisha jam: O Edvin Habilaj, o kumbar, shite Saje Qorrin dhe mbylle këtë histori me kaq se ndryshe nuk mbyll dot mandatin…
Sali Berisha jam: O Edvin Habilaj, o kumbar, shite Saje Qorrin dhe mbylle këtë histori me kaq se ndryshe nuk mbyll dot mandatin…
Lul Basha jam: të thashë që trëndafilin e ke zëvendësuar me hashashin. Pas skandalit që të ka plasur…
Eh mor Lul, thashë se u bëre burrë, por prapë lule më lule mbete.
Luli jam prapë: e pe sa butë u sollëm në Kuvend për Sajmen
O Lul është koha e gjumit për ty vlla, nuk ke takat për Arjan Canin. Fli gjumë vlla.
O i gjati Ilir Meta jam, duhet të takohemi patjetër, kemi ca gjëra pa mbyllur. Nëse do shpëtosh Tahirin mos e prek Llallën.
Me qetësi dhe dashuri zoti president, ah sa bukur.
Mona jam. O kriminelë kujt i thua motër ti. Unë motra jote?
Ca të bëj unë, iku tepsia, ka shpërthyer dashuria për atdheun tani. Motra ishe, motra mbete.
O Edo Gaz Demi jam. Ta kryva porosinë te shtëpia e Sajmes…
Gazo rroftë Partizoni se ka nevojë këtë radhë.
O Shef Sajmja jam: Erdhi kontrolli, unë qëndrova stoik, piva një puro në ballkon. Ata skanë parë gjë, pas puros do pi një trefletësh
S’është ky. Puron në PS e pi vetëm Fino.
Sajmiri jam shef. Jo Tahiri, shoferi i kamionit. Cfarë fitoj po dëshmova se kam marrë 5 milionë euro në muaj.
Shko te fronti se atje fiton.
Jam Moisi Habilaj…
Mos na e prish, kalo te tjetra.
O i madh ‘Lolo’ jam…
Kalo pra nga këta.
Lali Eri jam, beniamini jot i vetëm…
Më pëlqeu ajo e autobuzit elektrik, por mos dil këtu në televizor sikur je jashtë shtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


