Zagani/Po keta rilindas mposhtin çdo rekord dhe fusin minarenë me gjithë xhami në thes….!”
Ka qene dhe denoncuesi i parë i kësaj historie kriminale ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani. I cili i shokuar për këtë operacion të zhdukjeve të provave nga Tahiri dhe gjithë strukturat shtetërore që e ndihmojnë atë, ka shkruar :
“Populli shqiptar ka një fjalë të urtë që thotë … ‘nuk futet minareja në thes’….!
Po keta rilindas mposhtin çdo rekord dhe fusin minarenë me gjithë xhami në thes….!”, shkruan ai në faqen e tij në Facebook i shokuar për faktin se deri ku mund të arrijnë në mbrojtje të Tahirit.
Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë” tha se Dritan Zagani dëshmoi kundër Tahirit, disa vite më parë, pasi ishte dënuar për dekonspiracion të një grupi kriminal nga Gjykata.
Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit ka reaguar, ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani i cili i kthen përgjigje me një shprehje të vjetër. “Edhe budalla e ka krytin si njeri”, kështu e niste postimin e tij Zagani mbreme.
“Edhe budalla e ka krytin si njeri”, thot nje fjale e vjeter andej prej nga vi une….dhe qe ta di kush se di une vij nga Bushati Shkodres, po e them deri ne fund se ky dhe keta qe ka mbas me nxjerrin prap nga Tropoja, qe edhe te isha vec nder do ta kisha por nuk jam,,,,sa per parantez e them kete,,edhe pse nuk jam gazetar po them thjesht mendimin tim,…!
P.S… se kisha per asnje njeri ne vecanti..!”, shkruan Zagani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



