Strehimi i afganëve në Shqipëri, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken telefonon kryeministrin Rama
Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken kanë zhvilluar një bisedë në lidhje me strehimin e afganëve në vendin tonë.
Lajmin e ka bërë të ditur, ambasadorja amerikane Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe njoftimin e Departamentit të Shtetit.
Në njoftim thuhet se dy zyrtarët e lartë janë konsultuar në lidhje me ofertën e NATO-s, që Shqipëria të pranojë përkohësisht afganët në nevojë.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari dhe Kryeministri u konsultuan në lidhje me ofertën e NATO -s, për të pranuar përkohësisht afganët në nevojë. Sekretari Blinken falënderoi gjithashtu kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe Kryeministri riafirmuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve tona”, thuhet në njoftim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



