E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
As Rama e as Basha nuk folën për monopolin e  naftës
Publik News

As Rama e as Basha nuk folën për monopolin e naftës

Kryeministri doli e paralajmëroi popullin për një krizë energjitike të paqenë, që nuk e ka shpallur askush në botë, duke dhënë arsye ekonomikisht qesharake me ngrohje globale e rrebeshe. Ndërhyrja e tij ka për të patur vetëm një efekt: dorë të lirë shitësve të naftës dhe gazit të rrisin çmimet në mënyrë abuzive me certifikim qeveritar.

Pak çaste më vonë, doli kryetari i opozitës që i dha të drejtë kryeministrit që ka krizë e janë rritur/do rriten çmimet dhe propozoi tak-fak zgjidhje po aq qesharake sa shpjegimet e kryeministrit: listën, tashmë të superlodhur, me ulje-ngritje—ulje çmimesh e taksash dhe ngri rroga e subvencione, bazuar në një llogjikë magjike ekonomike.

Asnjëri nuk foli për naftën që nuk rafinohet në vend, për kompanitë që nxjerrin naftë e nuk paguajnë asnjë taksë, apo për monopolin në fushën e naftës dhe energjisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.