Gjykata e Apelit Tiranë 43 mijë dosje me 10 gjyqtarë
Emal Mulosmani/ Kjo është një pasqyrë e gjendjes së çështjeve në shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë. 40,305 çështje për 10 gjyqtarë. Ose 4030 çështje për secilin gjyqtar.
Reforma në Drejtësi e ka futur sistemin në kolaps, ky tashmë është një fakt. Duke larguar ajkën e sistemit të drejtësisë me kritere strikte dhe pa pikë tolerance ja ku jemi në momentin e drejtësisë së kolapsuar. Gjykatat e rretheve kanë të njëjtin hall, kudo mungesë njerëzish e kapicë dosjesh që shtohen e shtohen…
Dhe më e bukura, nga ky moment e deri në Korrikun e ardhshëm do kemi vetëm shkarkime nga vetingu i pritshëm të cilët nuk është e mundur të zëvendësohen sepse studentët më të parë të pritshëm nga Magjistratura mbarojnë në Korrik 2021! Deri atëherë kushedi sa do të shkojë mungesa.
E di ça do bëjnë tani? Do fillojnë ta ulin dorën. Këta që nuk kanë kaluar vetingun janë dora e dytë dhe e tretë, janë ata që KM i quante KÇK. Mirëpo duke qenë se është bërë keq për njerëz do fillojnë ta lehtësojnë pak se përndryshe falimentoi sistemi.
Gjykata e Lartë ka 11 nga 17 anëtarë të caktuar nga Ligji. Ku do i gjejnë 6 të tjerët? Nga bankat e shkollës nuk i marrin dot se duhen 13 vjet eksperiencë. Do i marrin nga këta tipat e KÇK-së. Kjo është si historia e qershive të Nastradinit…
Si përfundim, Reforma në Drejtësi rezulton një dështim spektakolar, një fiasko e pamenduar dhe pa asnjë ide se ku do shkonte. Amerikanët janë shumë të mirë por kur e bëjnë punën keq e bëjnë. Ky ka qenë dështimi i tyre. Reforma në Drejtësi nuk është bërë për të zënë peshkun e madh por, më së shumti, për të dhënë drejtësi për më të voglin! Dhe këtë deri tani e në 5 vitet e ardhshme nuk ia ka arritur.
Kostot e kësaj Reforme i paguajnë pikërisht këta më të vegjlit. Këtë radhë arsyeja krywsore e vërdallosjes shumëvjeçare të tyre nuk do të jetë korrupsioni por. ..Reforma! Dhe më e bukura, po kërkohen edhe një ndërhyrje në Kushtetutë për të zgjatur budallallëkun edhe 5 vjet.
Ja dhe linku ku mund të shikoni situatën në Gjykatën e Apelit.
http://www.gjykata.gov.al/apel-tiran%C3%AB/gjykata-e-apelit-tiran%C3%AB/c%C3%ABshtjet-gjyq%C3%ABsore/c%C3%ABshtjet-civile/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



