Spiropali :Ti Blush je bërë si Shvejku, je një grenxë që s’ke haber nga bletët!
Elisa Spiropali ka thumbuar Ben Blushin, pas deklaratës së këtij të fundit se kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga qeverisja, pasi sipas tij, ka vrarë bletët në vend, duke i dalë në mbrojtje s
hefit të saj
“O Blush, duket qartë që je një grenxë që s’ke haber nga bletët. Bletët mor Blush nuk kanë neuroreceptore (cnr) që t’i zërë pija apo tymi i barit, por ti Blush je bërë si Shvejku që thoshte ç’më duhet mua çfarë them unë. Kur them unë që ti Blush lexon vetëm librat e tu, njerëzia kujtojnë se e kam me talentin tënd letrar, për të cilin në fakt nuk kam ndonjë respekt. Sepse ti o Blush je një as-shkrimtar as-politikan, as nectar, as bletë, po një dembel qe llafollogjis për të pickuar dynjane si një grenxë që urren çdo bletë e çdo nektar. , shprehet Spiropali.
Satusi i Blushit për bletët e dehura nga hashashi
“Edi Rama do mbahet mend per shumë dëme që i ka bërë këtij vendi por një prej tyre është zhdukja e bletëve. Nga mbiprodhimi dhe kultivimi masiv i kanabisit mësohet se afro 40 për qind e koshereve të vendit nuk i kanë rezistuar dot dehjes nga kullotat e hashashit dhe janë shfarosur. Nga 360 mijë koshere bletësh që kishim vjet këte vit kemi 140 mijë më pak. Dëmi i llogaritur për bletërritësit shkon deri ne 60 milion euro. A duhen më shumë arsye për ta hequr një Kryeministër që vret bletët?”, shprehej Blushi paraditen e sotme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



