E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patetizmi për vrasjen e Mateos një kuplara politiko-mediatike.
Sot

Patetizmi për vrasjen e Mateos një kuplara politiko-mediatike.

 

Ilir Demalia /   Dje të gjitha emisionet e TV-ve flisnin për vrasjen e Matheus. Gazetat shkruanin në menyre pathetike për këtë krim makabër, që më shumë se monstra që kreu këtë vrasje, është fajtor shteti, sistemi drejtësisë, strukturat sociale, shoqëria civile dhe media. Të gjithë këta mundohen te marrin poza para kamerave, me një pamje të neveritëshme si drejtuesit/et e emisioneve, të ftuarit politikane, analistë e …

Në të gjithë këtë gjëndje të rënduar të traumatizuar të kesaj shoqërie, janë politika korruptive-kriminale e gjithë këtij 30 vjeçari që kanë krijuar këtë shoqëri të një gjëndje të rënduar in-extremis psiqike që çfaqet në monstruozitet e përditëshme te ngjarjeve që fillojnë nga Parlamenti, ekranet TV-ve, portate dhe zbresin deri tek monstra e Fierit që nuk është as i pari a i fundit.

Modelet që janë krijuar me median si mercenare e mediave te drejtuara nga njerëz dhe familjet politike, trafikantëve dhe klientelave qeverise si ERTV apo Syri.tv tregon qartë se çfarë lidhje mafioze është politik-media me parat e krimit, korrupsionit,trafiqeve. SPAK-u sillet vërdallë si pordha nëpër brekë kur fare lehte mund te hetojë burimet e parate e TV-ve gazetave, portaleve. Nuk ndodh dhe nuk do të ndodh, sepse ka një sistem vertikal-horizontal të kapur nga krimi.

Kontribut të jashtëzakonshëm në dështiminin dhe degradimin e shoqërisë shqiptare, e ka dhënë edhe media, si pjesë e shërbimit mercenarist të klaneve politike-mafioze të lidhura me krimin, trafiqet, prostitucionin, korrupsionin që përmenda me lart.

Këta duke paguar mercenarët/et mediatik të ekraneve, apo gazetave, për të plotësuar vanitozitetet e tyre, kanë degraduar raportin dhe sistemin e vlerave duke u bërë modeli me banal që çfaqet çdo natë në ekranet e TV-ve, duke promovuar klientelizmin dhe antivlerat dhe rrugaçirënë e bosëve të medias dhe familjeve mafioze te politikës, pa i shërbyer kurrë raportit me te vërtetën dhe vënë gishtin në plagët dhe padrejtistë shoqërore dhe injorancës funksionale në shkollat e degraduara që vetëm edukim nuk ka. Shumë prej këtyre hosts ekranesh apo analistë banaqesh japin the mësim për të rritur injorancën funksionale me shitje diplomash e provimesh.

Këto media TV apo gazeta e portale, janë pjesë e krimit ekonomik-politik të lidhura me trafiqet dhe pastrimin e parasë, ku japin pagesa të majme për portavoçet e ekraneve në shërbim të agendave kriminal-politike të klientëve që përfaqsojnë me SYRIN-VIGJILENT.

Dje po shikoja një emision me kryeministren e Finlandës, Sara Marin, 35 vjeç, Finlanda një ndër pesë shtetet e para në botë për standartin dhe kulitetin e jetës. Thjeshtësia, përgjegjsia dhe përkushtimi saj për detyrën, ndjehej në çdo qellizë të saj, në çdo veprim dhe fjalë.

Po të shikosh mediakaret dhe sharabajkat e Parlamentit, që vetëm luksi i bizhuterive, çantave dhe veshjeve i shkon sa ndihma sociale e 20 familjeve në nevoje për nje vit, njërës nga këto, pa llogaritur udhëtimet, makinat, operacionet plastike, kupton se me çfarë monstrash dhe modelesh drejtohet shoqëria shqiptare. Dhe kanë fytyrë dhe dalin para ekraneve për dhimbjen për Mateus.

Misioni i tyre politik the mediatik, është kush të duket me bukur (këllirë) dhe update në luks botoksim tek kollovarët mafioz politik-ekonomik, për t’u ngritur … në majat …. duke abuzuar dhe përfituar me pushtetin dhe ekranin mediatik
Shqipëria është kthyer në nje kuplara politike mediatike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.