E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si dështoi aksioni i Policisë për të arrestuar “bosin” e inceneratorëve
Sot

Si dështoi aksioni i Policisë për të arrestuar “bosin” e inceneratorëve

Personazhe të njohur publikë mund të merren të pandehur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar se një aksion policor për arrestimin e Klodian Zotos, apo siç njihet ndryshe si “bosi” i inceneratorëve, i cili është shpallur në kërkim, ka dështuar së fundmi.

1

Duke folur në “ABC LIVE”, gazetari Hoxha është shprehur se policia ka pasur informacione që Klodian Zoto ka qenë në Shqipëri dhe jo jashtë vendit siç mendohej. Duke marrë informacione policia ka përgatitur edhe një aksion për arrestimin e tij, megjithatë nuk është realizuar me sukses.

Ndërkohë për Stela Gugalljan e cila po ashtu është në kërkim, sipas gazetarit Hoxha rezulton se fshihet jashtë Shqipërisë.

“Policia ka bërë tentativë për të arrestuar Klodian Zoton, brenda Shqipërisë. Stela Gugallja ndodhet jashtë Shqipërisë. Tentativat e  policisë vijnë se ka pasur informacion që ka qenë brenda territorit. Është tentuar që ta kapin brenda. Ka pasur informacion por nuk është bërë e mundur ndalimi i tyre. Kemi pjesën e funksionarëve publik por jo biznesmenët. Është në gjysmë historia.” tha Hoxha.

Sakaq, gazetari u shpreh gjithashtu se nga burime të tij brenda SPAK, mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nën hetim edhe personazhe të njohur publikë për aferën e inceneratorëve.

“Është një çështje në hetim. Nuk do të mbyllet kaq shpejt. Interes ka se çfarë po bëhet me këtë hetim dhe a do të shtrihet më tej. Deri tani ky hetim ka pasur dy faza jemi në pritje të fazës së tretë. Janë shtrirë kryesisht me të Elbasanit dhe Fierit. E treta është më i kushtuari, ky është 128 milion euro dhe nuk ekziston. Te dy të parët kemi një objekt, në Tiranë kemi vetëm një landfill.

Jemi në pritje të Tiranës se çfarë do të bëhet. Edhe kjo që është bërë deri tani është sukses. Prokuroria ka boll elementë, e ka shpërbërë skemën. Por ndodhet ara faktit që a do të ketë vullnet të shkojë më lart. Ka disa personazhe të zgjedhur publik që duket sikur janë toleruar nga prokuroria. Më është thënë që i kemi nën hetim. Nuk e përjashtojnë mundësinë që mund të merren nën cilësinë e të pandehur.

Për Tiranën janë akoma duke hetuar. Presioni për Tiranën është jashtëzakonisht i madh. prokuroria ka një element të rëndësishëm të ndaluar si Alqi Bllako. Ka firmosur shumë shkresa që kanë lëvizur nga ministria e tij në drejtim të Kryeministrisë dhe bashkive. Ka një mundësi që të ulë ngarkesën e vet dhe ti bëjë një shërbim publikut. Presioni për hetimin e Tiranës është shumë i madh. U bëj apel të mos tërhiqen”, u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.