Berisha: Në 3 muaj, qytetarëve u janë grabitur 340 mln euro
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar bordet e transparencës për çmimet e karburanteve dhe ushqimeve duke i konsideruar si “shushunja”.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se përmes këtyre bordeve, po mbushen valixhet e qeveritarëve dhe po boshatisen xhepat e qytetarëve.
Sipas ish-kryeministrit, Rama ka grabitur 340 mln euro për tre muaj nga qytetarët përmes këtyre bordeve.
Postimi i Sali Berishës:
Edi Rama tha: Bordet jane komuniste por jane te dobishme!
Kjo sepse:
Ato mbushin valixhet e qeveritareve dhe klienteles se tyre! Ato zbrazin xhepat e qytetareve! Ne tre muaj qeveria ka grabitur nga xhepat e qytetarve nepermjet rritjes se çmimeve me bordet shushunja 340 milione euro.
Miq, keto dite bordi komunist i Edi Rames i rritjes se çmimit te ushqimeve ka vendosur çmimet e reja me te larta për produktet ushqimore bazë (miellin, orizin, vajin dhe sheqerin).
Bordet e hajdutit Rama janë betuar që të zhvasin çdo familje shqiptare, duke e ngritur çmimin e miellit nga 79 lekë/kg në 90 lekë/kg. Këta nuk kanë të ndalur e nuk ngopen me pak.
Qeveria po luan me bukën e gojës së qytetarëve shqiptarë, duke ia bërë të papërballueshme jetesën. Kjo qeveri i ka braktisur qytetarët e saj, e përpos kësaj, ka zgjedhur t’i zhvasë çdo qindarkë.
Bordet nuk janë gjë tjetër veçse mendësia komuniste e Edi Ramës për të zbrazur xhepat dhe vjedhur qytetaret dhe pasur nën kontroll te plote ushqimin e tyre si kushte kryesor per te kontrolluar te gjithe shoqerine. sb
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



