Kim Kardashian e inatosur me nënën surrogate
Kim Kardashian pretendohet se nuk është e kënaqur me planin e lindjes së surrogates të saj.
Sipas një raporti të ri, gruaja që mban fëmijën e tretë të Kim dhe Kanye West, po këmbëngul të kryejë lindjen në zonën e San Diego, kundër dëshirave të yllit të reality show.
Kim po shpresonte që lindja të kryhej në Cedars-Sinai pranë Beverly Hills, ku Kim solli në jetë dy djemtë e saj North, dhe Saint.
Qendra mjekësore Cedra është mjaft e preferuar në mesin e të pasurve dhe të famshmëve si dhe ajo vjen me lindje spa dhe me kuzhinierë privat.
Kim dhe Kanye duken “të mërzitur” dhe shqetësohen se do të humbin plotësisht lindjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


